Aksionet aziatike shënuan rritje mëngjesin e kësaj të premteje.
Kështu, indeksi i aksioneve të Nikkeit, N225, u rrit me 0.5 për qind, duke shkuar në 22,200.56 pikë. Gjatë kësaj jave që lamë pas ky indeks shënoi një rënie prej 1.5 për qind.
Indeksi i aksioneve Topix u rrit me 0.1 për qind, duke shkuar në 1,616.93 pikë.
Indeksi i aksioneve të Hong Kongut, Hang Seng, HIS, u rrit me 0.54 për qind, duke shkuar në 29,963.26 pikë.
Indeksi i aksioneve të Koresë së Jugut, Kospi u rrit me 0.1 për qind, duke shkuar në 2,216.15 pikë.
Indeksi i aksioneve të Shanghait u rrit me 0.63 për qind, duke shkuar në 3,270.80 pikë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.