Aksionet aziatike u rritën, me indeksin referencë rajonal drejtuar për përparimin më të madhe javor që nga dhjetori i vitit 2011, teksa aksionet e SHBA u rritën pasi raporti i mbledhjes së fundit të Rezervës Federale tregoi se banka qendrore nuk do të nxitojë të rrisë normat e interesit. Kompanitë e energjisë udhëhoqën fitimet teksa nafta iu drejtua rritjes së saj më të thellë javore që nga gushti.
Indeksi MSCI Asia Pacific u rrit 0.7 për qind në në Tokio, drejtuar për një rritje prej 4.6 për qind këtë javë. Ndërsa zyrtarët e Fed vunë në dukje se ekonomia amerikane vazhdon të [ërmirësohet, komiteti vendosi të presë për të dhëna shtesë për të konffirmuar perspektivën e rritjes,.
Indeksi Topix i Japonisë shtoi 1.1 perqind. S&P/NZX 50 I Zelandës së Re fitoi 0.7 perqind. Indeksi Shanghai Composite Index kërceu 3 percent dje.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.