Aksionet aziatike e thelluan rënien këtë mëngjes të premteje si pasojë e rritjes së çmimeve të naftës në nivele të larta dhe skepticizmit mbi planin e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC-ut) për të ngrirë apo jo prodhimin për shkak të mbingopjes së tregut.
Indeksi i aksioneve jashtë Japonisë, MSCI humbi 1 për qind.
Rënia e indeksit të aksioneve Nikkei, N225, këtë mëngjes ishte me 1.5 për qind. Humbja që ajo shënoi gjatë gjithë këtij muaji ishte 2.6 për qind.
Indeksi i aksioneve të Kinës, CSI 300 ra me 0. për qind.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.