Aksionet aziatike u rritën me indeksin e kontratave të së ardhmes të aksioneve evropiane dhe euro iu drejtua nivelit më të ulët në 11-vjet pasi Banka Qendrore Europiane zgjeroi programin e blerjes së aktiveve. Obligacionet japoneze u rritën, ndërsa nafta kërceu pasi mbreti i Arabisë Saudite Abdullah vdiq.
Indeksi MSCI Asia Pacific u rrit 0.8 për qind, drejt mbylljes më të lartë që nga 26 nëntori. Yielde-et me maturim 10-vjeçar të Japonisë ranë me ritmet më të shpejta që në prill 2013 dhe obligacionet gjermane me maturim të ngjashëm fituan.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.