Aksionet aziatike avancuan, me treguesin rajonal që përmbysi rënien e tij javore, teksa rigjallërimi në metale nxiti fitimet për aksionet e materialeve dhe investitorët prisnin një raport mbi fitimet industriale të Kinës.
Indeksi MSCI Asia Pacific shtoi 0.1 për qind në Tokio, me aksionet e materialeve dhe telekomunikacionit që udhëhoqën fitimet. Treguesi është pozicionuar ta mbyllë javën me ndryshime të lehta.
Metalet industriale u rritën të enjten pasi persona të njohur me këtë çështje thanë se Kina po rrit përpjekjet e saj për të mbështetur industrinë vendase, me furnizuesit më të mëdhenj të bakrit dhe nikelit që planifikojnë të takohen këtë javë për të vlerësuar reagimin e tyre ndaj rënies së çmimeve. Tregjet financiare në SHBA qëndruan mbyllur ditën e enjte për festën e Falenderimeve.
Indeksi Topix i Japonisë shtoi 0.1 për qind. Nikkei 225 Stock Average u rrit 0.2 për qind në 19,983.66, duke u mbyllur në mbi 20,000 për herë të parë që nga gushti.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.