Aksionet aziatike e nisën mëngjesin e ditës së sotme në nivele rekord.
Indeksi i aksioneve MSCI, jashtë Japonisë avancoi me 1.0 për qind, duke shënuar edhe nivelin e tij ëm të lartë që prej majit të 2015.
Indeksi i aksioneve të Koresë së Jugut, KS11, u rrit me 1.0 për qind, duke shënuar nivele rekord rritjeje.
Indeksi i aksioneve të Hong Kongut, Heng Seng HIS u rrrit me 0.8 për qind.
Rrritjen më të lartë e shënoi indeksi i aksioneve të Tajvanit, i cili shënoi nivelin e tij më të lartë, duke u rritur me 17 për qind.
Indeksi i aksioneve të Nikkeit, N225, u rrit me 0.5 për qind.
Indeksi i asksioneve Topix u rrit me 0.2 për qind.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.