Aksionet aziatike në nivelin më të ulët në 19 muaj

11/10/2018 9:20 AM 0 komente

Aksionet aziatike ranë mëngjesin e ditës së sotme në nivelin më të ulët gjatë 19 muajve të fundit.

Kështu, indeksi i aksioneve MSCI, jashtë Japonisë ra me 3.8 për qind, njëkohësisht edhe niveli i tij më i ulët që prej marsit të 2017.

Indeksi i aksioneve të Nikkeit, ra me 3.9 për qind në 22,590.86 pikë.

Indeksi i aksioneve Topix ra me 3.5 për qind në 1,701.86 pikë. Ky indeks ka humbur rreth 207 miliardë dollarë në vlerë tregu.

Indeksi i aksioneve të Shangait ra me 4.9 për qind, njëkohësisht edhe niveli i tij më i ulët që prej shkurtit të 2016.

Indeksi i aksioenve kineze, CSI 300 ra me 4.4 për qind.

Indeksi i aksioneve të Tajvanit ra me 6.3 për qind, duke shënuar kështu edhe humbjen më të madhe.

Indeksi i aksioneve të Koresë së Jugut, Kospi, ra me 3.8 për qind.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz