Aksionet aziatike tregtuan pranë nivelit më të lartë në gjashtë vjet, me indeksin referencë rajonal që u luhat mes fitimesh dhe humbjesh pasi treguesi i prodhimit të Kinës u rrit në nivelin e tij më të fortë në 18 muaj.
Indeksi MSCI Asia Pacific Index ndryshoi pak në 148.45 në Hong Kong, pas luhatjes mes një humbje prej më pak se 0.1 perqind dhe fitimit prej gati 0.3 perqind. Treguesi dje u mbyll në nivelin më të lartë që nga qershori i vitit 2008. Kompanitë duke filluar nga PepsiCo Inc. e deri tek Doë Chemical Co. udhëhoqën indeksin Standard & Poor’s 500 Index në një nivel record pranë të djeshmit, me rreth 77 perqind të anëtarëve të indeksit që njoftuan këtë sezon rezultate që tejkaluan vlerësimet e analistëve.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.