Aksionet aziatike u rritën teksa një jen i dobët përforcoi eksportuesit japonez dhe aksionet e kujdesit shëndetësor udhëhoqën avancimin. BHP Billiton Ltd ra në Sydney.
Indeksi MSCI Asia Pacific fitoi 0.4 për qind në 134.37 në Tokio. Indeksi Topix i Japonisë shtOI 0.4 për qind pasi jen ra 0.2 për qind kundrejt dollarit të mërkurën. Kapitalet janë ‘viktimizuar’ këtë javë teksa ranë çmimet e mallrave dhe si pasojë e shqetësimit në lidhje me përshkallëzimin e tensioneve midis Rusisë dhe Turqisë pas rrëzimit të avionit luftarak rus. Indeksi S&P/NZX 50 Index i Zelandës së Re shtoi 0.2 perqind. Kospi index i Koresë së Jugut u rrit 0.5 perqind.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.