Aksionet aziatike shënuan rënie edhe mëngjesin e kësaj të hëne.
Kështu, indeksi i aksioneve MSCI, jashtë Japonisë, ra me 0.5 për qind, duke shkuar kështu në nivelin e tij më të ulët në më shumë se 7 javët e fundit.
Indeksi i aksioneve kineze CSI 300 ra me 0.2 për qind.
Indeksi i aksioneve të Nikkeit, N225, ra me 1.11 për qind duke shkuar në 20,166.19 pikë.
Indeksi i aksioneve të Hong Kongut, Hang Seng, HSI, ra me 0.4 për qind duke shkuar në 25,651.38 pikë.
Indeksi i aksioneve Kospi ra me 0.31 për qind duke shkuar në 2,055.01 pikë.
Indeksi i aksioneve të Shangait, SSEC, ishte ndër të paktët që shënuan një rritje prej 0.43 për qind, duke shkuar në 2,527.01 pikë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.