Aksionet aziatike shënuan rënie mëngjesin ë kësaj të marte. Kjo rënie shpjegohet kryesisht me rritjen e tensioneve gjeopolitike në Lindjen e Mesme dhe në Gadishullin Korean, të cilave iu shtuan edhe pasiguritë në lidhje me zgjedhjet franceze, faktorë këto që i shtynë investitorët drejt aseteve më të sigurta si jeni.
Indeksi i aksioneve MSCI, jashtë Japonisë ra me 0.3 për qind në 18,747.87.
Indeksi i aksioneve Nikkei, N225, ra me 0.3 për qind në 18,747.87.
Indeksi i aksioneve Topix ra me 0.3 për qind në 1,495.10 pikë.
Indeksi i aksioneve kineze, CSI300, humbi 0.4 pr qind.
Indeksi i aksioneve të Hong Kongut, Heng Seng ra me 0.9 për qind.
Edhe indeksi i aksioneve të Koresë së Jugut, KS11 dhe ai i Tajvanit, TWII shënuan rënie.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.