Aksionet aziatike shënuan rënie mëngjesin e ditës së sotme.
Indeksi i aksioneve japoneze shënoi nivel të ulët mëngjesin e kësaj të hëne teksa investitorët globalë qëndruan në pritje të hapave që do të bëjë administrata Trump në lidhje me zbatimin e masave për të nxitur rritjen.
Indeksi i aksioneve Nikkei, n225, ra me 0.4 për qind në 19,393.13 pikë, njëkohësisht edhe niveli i tij më i ulët që prej 1 majit të këtij viti.
Indeksi i aksioneve Topix ra me 0.1 për qind në 1,595.19 pikë, niveli më i ulët që prej 15 qershorit.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.