Aksionet aziatike shënuan rënie mëngjesin e kësaj të premteje, duke lënë kështu pas rritjen e shënuar një ditë më parë.
Indeksi i aksioneve MSCI, jashtë Japonisë ra me 0.4 për qind, por gjatë gjithë kësaj jave ai shënoi një rritje me 0.8 për qind.
Indeksi i aksioneve të Shangait, SSEC, ra me 0.8 për qind.
Rënien më të madhe e shënoi indeksi i aksioneve kineze, CSI300, i cili ra me 1.1 për qind.
Indeksi i aksioneve të Nikkeit, N225, ra me 0.6 për qind në 22,553.22 pikë.
Gjatë gjithë kësaj jave, indeksi i Nikkeit shënoi një rënie me 1.1 për qind, mbyllja më e ulët që prej 7 dhjetorit të këtij viti.
Indeksi i aksioneve të Topix ra me 0.8 për qind në 1,793.47 pikë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.