Aksionet aziatike shënuan rënie mëngjesin e kësaj të mërkure.
Kështu, indeksi i aksioneve MSCI, jashtë Japonisë, ra me 0.5 ëpr qind.
Indeksi i aksioneve të Shangait, ra me 0.4 për qind.
Indeksi i aksioneve të Koresë së Jugut, Kospi, ra me 1.6 për qind.
Indeksi i aksioneve të Nikkeit, N225, i cili ra me 5 për qind mëngjesin e një dite më parë, duke shkuar kështu në nivelin e tij më të ulët në më shumë se një muaj, sot rikuperoi me 0.89 për qind duke shkuar në 19,327.06 pikë.
Indeksi i aksioneve Topix avancoi mëngjesin e kësaj të mërkure me 1.12 për qind duke shkuar në 1,431.47 pikë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.