Aksionet aziatike ranë për të katërtën javë rradhazi.
Një rënie e tillë erdhi kryesisht si pasojë e rritjes së normës së interesit nga Rezerva Shtetërore amerikane dhe gjithashtu si pasojë e forcimit të dollarit amrikan.
Indeksi i aksioneve MSCI, jashtë Japonisë ra me 0.3 për qind. Ky indeks ka humbur deri 3.7 për qind që prej zgjedhjes së Trumpit si president.
Si pasojë e forcimit të dollarit, indeksi i aksioneve të Hong Kongut pësoi një rënie goxha të thellë.
Indeksi i aksioneve Nikkei, N225, ra me 0.1 për qind.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.