Aksionet aziatike e nisën mëngjesin e ditës së sotme në rritje.
Indeksi i aksioneve MSCI, jashtë Japonisë u rrit me 0.5 për qind.
Indeksi i aksioneve kineze, China CSI 300, avancoi me 0.1 për qind.
Indeksi i aksioneve të Hong Kongut, Heng Seng u rrit me 1 për qind.
Indeksi i aksioneve Nikkei, N225, u rrit me 0.2 për qind, duke e mbyllur vitin me një rritje.
Edhe pse i gjithë ky vit që kaloi ka pasur më shumë se një ngjarje që tronditi tregun e bursës, si Brexit dhe zgjedhja e Donald Trump si presidenti i ardhshëm i Amerikës, aksionet aziatike u rritën mesatarisht me 3.8 për qind.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.