Aksionet aziatike u rritën, me indeksin referencë rajonal drejtuar për ditën e katërt të fitimeve, teksa aksionet e materialeve dhe kujdesit shëndetësor avancuan, duke neutralizuar një rënie në indeksin Topix (TPX) të Japonisë si pasojë e një jeni më të fortë.
Indeksi MSCI Asia Pacific Index (MXAP) shtoi 0.1 për qind në 140.90 në Tokio pas rritjes prej 1.1 për qind tri ditët e kaluara tregtare. Topix i Japonisë ra 0.3 për qind teksa jen fitoi 0.1 për qind në 117.81 për dollar pasi avancoi 0.3 për qind dje. Kontratat e së ardhmes për indeksin Hang Seng Index të Hong Kong dhe Hang Seng China Enterprises Index humbën secili 0.1 perqind në sesionin më të fundit të tregtimit.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.