Aksionet aziatike u rritën në nivelin më të lartë në pothuajse tre javë, nxitur nga fitimet e aksioneve në SHBA dhe rregullat e reja të bankës në Kinë që do të ndihmojnë të nxisin kreditimin. Vaji palmës u rrit me ritmet më të shpejta që nga shtatori si pasojë e përmbytjeve në Malajzi.
Indeksi MSCI Asia Pacific (AS51) u rrit 0.5 për qind në Londër, udhëhequr nga fitimet në aksionet kineze. Indeksi Standard & Poor’s 500 Index shtoi 0.1 për qind pasi treguesi e mbylli javën e kaluar në një nivel rekord. Kontratat për indeksin Euro Stoxx 50 ndryshuan pak dhe euro u tregtua pranë nivelit më të ulët në 2 vjet përpara votimit të parlamentit grek i cili mund të cojë nëz zgjedhje të parakohshme dhe ta vërë paketën e shpëtimit të vendit në rrezik.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.