Aksionet e tregjeve në zhvillim u rritën për të dytën ditë pasi liderët diplomatikë arritën marrëveshjen që synonte neutralizimin e krizës në Ukrainë. Rubla , monedha e Rusisë njoftoi përparimin më të madh mes monedhave kryesore botërore.
Indeksi i tregjeve në zhvillim MSCI Emerging Markets Index shtoi 0.7 per qind në 1,009.22. Indeksi Micex Index i kapitaleve vijoi ecurinë e tij dy ditore të rritjes në 1.4 per qind në Moskë, rubla jkërceu me ritmet më të shpejta në mesin e 31 monedhave botërore të vlerësuara nga Bloomberg dhe monedha e Ukrainës njoftoi rritjen më të gjatë që nga gushti. Obligavcionet kombëtare me maturim 10 vjecarë të Indisë u rritën me ritmet më të shpejta në katër muaj pasi qeveria nxorri në ankand borxh me yield-e më të ulëta se sa vlerësuan investitorët.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.