Aksionet e tregjeve në zhvillim ranë për herë të parë në pesë ditë, teksa kompanitë e telekomunikacionit ranë dhe aksionet kineze iu drejtuan tërheqjes së tyre më të madhe në një muaj. Ëon i Koresë së Jugut udhëhoqi humbjet e monedhave të vendeve në zhvillim.
Indeksi MSCI Emerging Markets Index humbi 0.2 për qind në 984.88 në Hong Kong. Treguesi ka rënë 11 për qind nga niveli më i lartë i këtij viti si pasojë e perspektivës së përkeqësuar globale. Indeksi i përbërë Shanghai ra 0.9 për qind sot si pasoëj e shqetësimit se shitjet e reja të aksioneve do të devijojnë fondet nga kapitalet ekzistuese dhe lidhja e planifikuar e tregtimit të aksioneve me Hong Kong do të shtyhet për më vonë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.