Aksionet e tregjeve në zhvillim ranë për herë të parë në tre ditë, teksa aksionet kineze të tregtuara në Hong Kong ranë me ritmet më të shpejta në tri javë dhe Rezerva Federale ka konfirmuar se do ti japë fund programit të saj të blerjes së aktiveve.
Indeksi MSCI Emerging Markets Index humbi 0.6 për qind në 998.68 në Hong Kong. Federal Reserve tha dje se do të përfundojë blerjet e saj mujore të obligacioneve që kanë ushqyer flukset hyrëse të kapitalit në tregjet e reja, dhe u euajti angazhimin e saj për ti mbajtur normat e interesit të ulëta për një ‘periudhë të konsiderueshme kohore’. Petro China, eksploruesi më i madh i vendit njoftoi fitimet e saj më të ulëta në tetë muaj. Të ardhurat neto për tremujorin e tretë në BYD, prodhuesi i maknave në pronësi të Ëarren Buffet të Berkshire Hathaëay Inc., ra 26 përqind.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.