Aksionet e Turqisë ranë 4.39 për qind dhe kostot e saj të sigurimit të borxhit u rritën më 24 nëntor, pasi është njoftuar se ajo se ka rrëzuar një avion luftarak rus pranë kufirit sirian, ndërsa aktivet e tjera në zhvillim gjithashtu u përballën me ‘trazira’ përballë një dollari të fortë dhe mallrave të dobëta.
Bursa kryesore eTurqisë, BIST 100, e mbylli ditën në 76.242,98 pikë, shifër që i afrohej niveleve të ulëta të tetorit përpara zgjedhjeve të 1 nëntorit, edhe pse trendi i përgjithshëm në rënie u rigjallërua disi teksa tregjet reaguan ndaj emërimit të ish-Ministrit të Financave Mehmet Şimşek si cari i ri i ekonomisë në kabinetin e shpallur rishtazi, sipas analistëve.
Turqia është njoftuar se ka rrëzuar një avion luftarak rus pranë kufirit sirian më 24 nëntor, duke thënë se ajo në mënyrë të përsëritur ka shkelur hapësirën e saj ajrore.
Megjithatë, presidenti rus Vladimir Putin mohoi pretendimin dhe paralajmëroi për ‘pasoja të rënda’, për atë që ai e quajti një ‘goditje me thikë pas shpine.’
Rënia dramatike në bursën kryesore të Turqisë ishte e lidhur kryesisht me krizën e Rusisë, tha Drejtori Integral i Letrave me Vlerë, Tuncay Turşucu.
Bursa kryesore e Rusisë gjithashtu ra rreth 3.5 për qind në 24 nëntor si pasojë e përshkallëzimit të tensioneve mes dy vendeve.