Teksa aksioni antinformalitet ka hyrë në fazën e sekuestrove kanë nisur përplasjet e para ndërmjet borxhlinjve, se çfarë duhet të sekuestrohet dhe kush ka prioritet në radhë.
Shumë biznese, duke përfshirë edhe korporata e mëdha, kanë detyrimeve të shumëllojshme si ndaj bankave, qeverisë dhe të tretëve.
Sipas ligjit të përmbarimit dhe udhëzimit për sekuestrot, nëse ndaj një biznesi janë më shumë se tre urdhra të parët që përfitojnë nga arkëtimi më forcë i detyrimeve janë organet fiskale, pastaj sekuestro për të tjerët vjen në një radhë kalendarike, ku përfiton ai që ka kërkuar i pari.
Mirëpo shqetësimet në bankat tregtare janë rritur kohët pasi aksioni i qeverisë rrezikon të sekuestrojë edhe mjete të bizneseve që kanë kredi në një bankë, çka mund të ndikojë në të ardhmen në një rritje të mëtejshme të huave me probleme, të cilat edhe pa këtë ndikim janë në nivele alarmante rreth 21%.
Nisur nga ky shqetësim Shoqata e Bankave i ka propozuar qeverisë se, nevojiten ndryshime në ligjin “Për procedurat Tatimore”, për të vendosur kritere dhe kufizime në lidhje me vendosjen e sekuestros mbi pasuritë që shërbejnë si kolateral për kreditorë të siguruar (bankat).
Shoqata e Bankave propozon që kjo sekuestro mund të vendoset vetëm pasi të jenë verifikuar se, debitori nuk ka pasuri të tjera të tjera.
Grupet e inspektimit tatimor në terren gjatë muajit të fundit kanë aplikuar sekuestro edhe ndaj bizneseve që kanë të hapura llogaritë me bankat. Kështu mbyllja e tyre për shkak të borxheve në tatimeve rrezikon të rrisë kredinë e pakthyeshme në banka.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.