Çmimet e cigareve u rriten masivisht këtë javë me rreth 15 për qind për paketë. Të gjitha pikat e shitjes me pakicë po i shesin paketat me 30-40 lekë më shtrenjtë duke lajmëruar se një valë e re rritje do të vijojë edhe pas vitit të ri.
Distributorët e mëdhenj kanë argumentuar për tregtarët si arsye kryesore të rritjes së çmimeve procesin e formalizmit.
Brenda kësaj rritje po spekulohet me ndryshimin e akcizës, e pasi rritja e pritshme për vitin 2018 përfshin vetëm cigaret e luksit purot dhe cigarillot.
Distributoret e mëdhenj pohojnë se nuk i kane ndryshuar çmimet dhe kjo rritje po vjen si spekulim nga pakica.
Sipas shpjegimeve që japin tregtarët e pakicës formalizimi duket se është shkaku kryesor. Qeveria shqiptare tre muajt e fundit ka ndërmarre fazën e dytë të aksionit antiinformalitet.
Aksioni është përqendruar në subjektet e tregtisë me shumicë dhe pakicë pasi sipas analizës së riskut këto janë sektorët me evazorë në vend.
Tregtaret pohojnë se kostot e formalizimit po reflektohen në çmime, pasi përveç cigareve çmimet po rriten edhe për disa artikujt ushqimore industriale.
Këtë javë një paketë Marlboro u shit me 330 lekë nga 320 që ishte javën e kaluar. Gjithashtu një paketë Camel kushtoi 40 lekë më shtrenjtë.
Gjithashtu çmimet e paketave Eva dhe Merita janë rritur përkatësisht me 20 dhe 40 lekë. Paketat Philip Morris kushtuan 70 lekë më shtrenjtë dhe LM 30 lekë më shumë.
Edhe pse qeveria nuk e ka ndryshuar akcizën për cigaret e zakonshme, shihet se tregu nuk po i shmanget spekulimit. Është bëre traditë tashmë që në çdo fund të viti, çmimet e cigareve të rriten edhe pse niveli i taksimit nuk ndryshon. Tregtia e duhanit vijon të karakterizohet nga një informalitet i lartë që nga kontrabanda në dogana dhe me tej në tregtinë e brendshme.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Rritja e cmimit te shitjes me pakice eshte informalitet ne vetvete. Cmimet e cigareve rregullohen ne ligjin per TVSH dhe vendosen nga importuesi kryesor, dhe duhet te deklarohen ne Drejtorine e Tatimeve dhe eshte vet Drejtoria e Tatime qe duhet te monitoroje nese tregetaret me pakice zbatojne te cmimet e deklaruara nga imprtuesi kryesor. Ky rregullim behet per te mbledhur TVSH qe ne hallken e pare qe eshte importuesit kryesor.
Nese tregetaret me pakice do te rrisnin cmimet per ti shpetuar aksionit kundra informalitetit do te ishte nje autogol, sepse ne kete rast Tatimet humbasin 16.7% (TVSH) te kesaj rritje.