Në ditën e dytë të samitit “ Albania Oil, Gas and Energy 2015” ministri i Ekonomisë Ahmetaj, me praninë e tij në panelin e diskutimin, theksoi rëndësinë e menaxhimit të resurseve, si dhe përmendi rëndësinë e projektit TAP, jo vetëm për vendin tonë, port ë gjithë rajonin.
Ndërsa sa i përket energjisë elektrike, Ahmetaj tha se ne kemi qenë vend importues, pavarësisht mundësive për të prodhuar vetë energjinë që na nevojitet. Por, ministri siguroi të pranishmit se kjo gjendje do të ndryshojë, sajë reformave, por edhe përmirësimit të kapaciteve prodhuese.
“Kur flasim për energjinë elektrike, ne kemi qenë vend importues për të paktën 1 dekadë. Por nëse bëjmë gjënë e duhur do të ketë shumë zhvillime, që brenda 10-15 vite të kemi kapacitete më të mira. Nëse nuk do të shpenzojmë para për të blerë energji jashtë vendit tonë, është një lajm shumë i mirë sepse do të thotë se kemi kapacitete të mjaftueshme për të prodhuar energji të mjaftueshme dhe se paratë do të qëndrojnë këtu për qytetarët.” Tha ministri Ahmetaj.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.