Aleanca Perëndimore është në rrezik

27/07/2018 10:03 PM 0 komente

Kjo duhet të shqetësojë jo vetëm Europën dhe Amerikën, por të gjithë botën

 

Amerika bëri po aq sa çdo vend tjetër për të rindërtuar Europën e pasluftës. Në fund të viteve 1940 dhe 1950, ajo ishte nismëtare e traktatit që më pas u bë Bashkimi Europian dhe e NATO-s, aleancës ushtarake që fitoi Luftën e Ftohtë, shkruan The Economist.

Shtetet e Bashkuara vepruan pjesërisht nga dëshira e mirë për ta ndihmuar këtë kontinent, por kryesisht sipas interesave vetjake. Amerika donte që të shuhej rivaliteti franko-gjerman dhe të ndërtohej një kështjellë e fortë kundër kërcënimit sovjetik. Pas rënies së Bashkimit Sovjetik më 1991, aleanca vendosi demokracinë në vendet e reja të çliruara të Europës Lindore.

Sot, megjithatë, midis Amerikës dhe Europës është krijuar një hendek, i cili pritet të thellohet. Gjendja përpara Samitit të NATO-s nuk ishte aspak e qetë, sepse teksa Presidenti Donald Trump i akuzonte europianët për shpërdorim të besimit dhe mbështetjes që Amerika u dha kur ata kishin nevojë, europianët e akuzonin z. Trump për vandalizëm të kotë. Edhe Samiti i radhës midis Vladimir Putinit dhe z. Trump në Helsinki më 16 korrik, ishte vetëm një spektakël që nuk mund të mendohej se mund të ndodhte ndonjëherë, ku një President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës të trajtojë më mirë kundërshtarin e tij rus se aleatët e tij.

Aleanca Perëndimore është në telashe dhe kjo duhet të brengosë Europën, Amerikën dhe mbarë botën. Çdo aleancë ka padyshim tensionet e saj, por ajo perëndimore po përballet me konflikte dhe tensione në shumë fronte. Z. Trump dhe gjeneralët e tij janë të shqetësuar nga përpjekjet e dobëta të shumë prej anëtarëve të NATO-s, ndaj përmbushjes së premtimit të tyre për të rritur shpenzimet e mbrojtjes me 2% të PBB-së deri në vitin 2024. Amerikanët e djathtë e dënojnë mbështetjen europiane për marrëveshjen bërthamore iraniane (nga e cila z. Trump u largua) dhe që shihet si një paragjykim ndaj Izraelit.

Dhe sikur e gjithë kjo situatë të mos mjaftonte, z. Trump e akuzon BE-në se “është e vendosur për të përfituar nga Shtetet e Bashkuara”, si dhe për tregti të padrejtë. Ndërkohë, Europa është e ndarë. Italia ka një koalicion të ri populist që është pro-Putin. Nga ana tjetër, është Turqia, anëtare e NATO-s (por jo e BE-së) e cila është kundër vlerave liberale demokratike që mbajnë të bashkuar aleancën. Më keq se kaq nuk kishte ku të shkonte. Qeveria laboriste në Britani nën Jeremy Corbyn, i cili ka qenë gjithmonë kundër përdorimit të armëve nga Perëndimi, do ta trajtonte Amerikën me shumë dyshim dhe madje edhe duke u përpjekur që të largohej nga NATO-ja.

 

Goditja e Komandantit suprem të Forcave Aleate për Europën (SACEUR)

Sipas “The Economist”, aleanca perëndimore duhet shpëtuar. Në një botë të rrezikshme dhe gjithnjë e më autoritare, ajo mund të veprojë si një burim jetik i sigurisë dhe një bastion i demokracisë. Por, ashtu si shumë aleanca të tjera, edhe ajo mund të kapitullojë, prandaj ajo duhet të mundohet jo vetëm të mbijetojë, por të meritojë vendin që i është dhënë. Pyetja është sesi ajo mund ta arrijë këtë gjë? Hapi i parë padyshim që nuk duhet t’ia vështirësojë asaj më shumë punën.

Europa duhet të bëjë gjithçka që mundet për t’i rezistuar instinktit të z. Trump për të bashkuar tregtinë me sigurinë, gjë që do ta bëjë Perëndimin më pak të sigurt dhe më të varfër. Hapi tjetër është se mbështetësit e aleancës duhet të jenë praktikë, që do të thotë se duhet të paguajnë. Z. Trump ka të drejtë të ankohet për vende si Gjermania dhe Italia, të cilat shpenzuan vetëm për 1.22% dhe 1.13% të PBB-së së tyre në mbrojtje gjatë vitit 2017.

Në të vërtetë, ai mund të shkonte edhe më tej, sepse, sipas tij, shumë pak shpenzohen në drejtim të mbrojtjes. Në Belgjikë, mbi një e treta e PBB-së shkon për pensionet. Më shumë duhet të shpenzohet në Sektorin e Kërkimit dhe Zhvillimit. Aleatët e Amerikës nuk duhet që të jenë vetëm praktikë, por ata duhet të zhvillohen gjithnjë e më shumë. Bashkëpunimi në fusha si siguria kibernetike do ta bëjë aleancën më të vlefshme për Amerikën.

Me shumë urgjencë, NATO duhet të vazhdojë të theksojë reagimin e saj ndaj taktikave keqinformuese dhe infiltrimit që Rusia përdorte në Krime dhe Ukrainën Lindore. Politikat kanë ulje-ngritjet e veta. Kuptimi ushtarak i humbur është i vështirë për t’u rindërtuar. Përpjekjet që do të forcojnë marrëdhëniet ushtarake të NATO-s janë më të rëndësishme se kurrë. Dhe, të jesh më praktik, nënkupton që të qëndrosh i bashkuar. Duke negociuar mbi Brexit, BE-ja është e mendimit se Britania duhet të largohet nga strukturat e sigurisë të Bashkimit, sepse ajo nuk do të jetë më një anëtare e tij.

Megjithatë, duke pasur parasysh përvojën ushtarake të Britanisë, industrinë e armëve dhe agjencitë e saj të inteligjencës, veprimi do të jetë një humbje shumë e madhe. Në vend të kësaj, anëtarët e BE-së duhet të kërkojnë që ta bëjnë Britaninë, për shembull, pjesë të promovimit të Nismës Europiane të Ndërhyrjes, e propozuar nga Franca, e cila synon të krijojë një forcë që mund të veprojë në kohë krizë, duke shërbyer edhe si një shenjë treguese se Europa është e gatshme të marrë më shumë përgjegjësi.

Beteja e ideve

E fundit është beteja e ideve. Nëse NATO dhe BE-ja nuk duhet të ekzistojnë më, ato nuk do të ishin krijuar. Që nga rënia e Bashkimit Sovjetik, ndjenja e kërcënimit është zvogëluar dhe pengesat për të punuar së bashku janë rritur. Megjithatë, kjo nuk e bën aleancën transatlantike “të vjetruar”, siç ka pohuar dikur z. Trump. Aleancat e Amerikës janë një pasuri që shihen me zili nga Rusia dhe Kina. Nevoja për siguri vazhdon të jetë një prej çështjeve më të rëndësishme.

Rusia nuk është Bashkimi Sovjetik, por, si një fuqi në rënie, ndihet e kërcënuar. Ajo ka modernizuar forcat ushtarake dhe është e gatshme t’i vërë ato në provë sa më parë të jetë e mundur. Ndërsa autoritarizmi po bëhet gjithnjë e më shumë i pranishëm në Poloni dhe Hungarinë, BE dhe NATO mund të ndihmojnë përsëri në kufizimin e avancimit të mëtejshëm të saj. Dhe ka edhe shumë avantazhe të tjera në mënyrën se si Europa e ndihmon. Por sa më shumë që z. Trump të mos i lërë të qetë aleatët e tij, aq më shumë bota do të dyshojë për garancitë e sigurisë së Amerikës.

Për shkak se kompetencat e mëdha konkurrojnë në një zonë gri ndërmjet paqes dhe luftës, kjo rrezikon keqpërdorimin e pushtetit. Z. Trump beson se ai është një kryenegociator në kërkim të një Amerike më të fortë. Si me Europën, ashtu edhe me vende të tjera, ai po tregohet përçmues, duke mos ditur se nga çfarë është duke hequr dorë.

 

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz