Alexis Sanchez, lojtari më i paguar te Manchester United për sezonin 2018-2019

23/10/2018 6:10 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Sipas “Money League” të Deloitte, klubi anglez Manchester United e mbylli vitin e kaluar me një qarkullim prej 676 milionë eurosh, gjë që e pozicionon në vend të parë të këtij klasifikimi të veçantë.

Në vitet e fundit, Red Devils kanë arritur rezultate të shkëlqyera nga pikëpamja ekonomike-financiare, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë sa i përket rezultateve sportive. Klubi anglez, vitet e fundit nuk ka shkëlqyer si në kompeticionet europiane, ashtu edhe në Angli. Përveç fitimit të trofeut të Europa League në sezonin 2016/2017, Djajtë e Kuq nuk e fitojnë Premier League që nga viti 2013 dhe Champions League nga sezoni 2007/2008.

Edhe në këtë sezon, gjërat nuk po shkojnë mirë, me pozicionin e trajnerit Josè Mourinho në dyshim, pasi fillimi i sezonit për Manchester United nuk ka qenë pozitiv, me vetëm 14 pikë pas 9 javësh.

Skuadra në dispozicion të teknikut portugez është një ndër ato me paga më të larta në skenën e futbollit me Alexis Sanxhez në vend të parë, me një pagë neto prej 20,6 milionë eurosh. Në vend të dytë është Paul Pogba,17 milionë euro, ndërsa në vend të tretë në podium, është portieri David De Ged dhe Romeo Lukaku, me thuajse 11,8 milionë euro.

Lojtari Paga vjetore neto
David De Gea € 11.773.840,00
Sergio Romero € 2.943.200,00
Lee Grant € 1.177.280,00
Marcos Rojo € 4.709.640,00
Phil Jones € 2.943.200,00
Chris Smalling € 4.709.640,00
Eric Bailly € 4.415.320,00
Victor Lindelof € 4.415.320,00
Antonio Valencia € 5.886.920,00
Luke Shaw € 4.121.000,00
Ashley Young € 6.475.560,00
Matteo Darmian € 3.531.840,00
Diogo Dalot € 2.943.200,00
Fred € 7.064.200,00
Namanja Matic € 7.064.200,00
Ander Herrera € 4.415.320,00
Marouane Fellaini € 5.886.920,00
Juan Mata € 8.241.480,00
Jesse Lingard € 2.943.200,00
Paul Pogba € 17.071.600,00
Scott McTominay € 1.471.600,00
Anthony Martial € 4.415.320,00
Alexis Sanchez € 20.603.960,00
Romelu Lukaku € 11.773.840,00
Macus Rashford € 2.648.880,00

 

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of