Versioni QuadrifoglioVerde kushton 79.000 euro
Alfa Romeo Giulia ka një motor 2.9 litra V6 me 510 kuaj fuqi, peshon 1.524 kg dhe arrin 307 km/h. Versioni më ekskluziv do të prenotohet së shpejti online për 95.000 euro
Alfa Romeo Giulia e re bën debutimin e saj në botë para audiencës së madhe të Sallonit të Frankfurtit dhe e bën përsëri me versionin e saj më të mirë, Quadrifoglio Verde, që shfaq të dhëna të papublikuara si shpejtësia maksimale prej 307 km/h dhe një çmim prej 79.000 eurosh brenda fundvitit, që bëhen 95.000 euro në qoftë se dëshironi t’a rezervoni online në versionin e saj më të lehtë dhe ekskluziv në ditët pas Sallonit. E shumëpritura Giulia Quadrifoglio është protagonistja absolute e stendës sëAlfa Romeo. Modeli i ri vjen me forma dhe ngjyra të rinovuara, ku spikatin pesëlloje ngjyrash:e kuqe (Rosso Competizione në emërtimin zyrtar), e bardhë(Bianco Trofeo), ezezë (Nero Vulcano), gri (Grigio Vesuvio)dhe blu (Blu MonteCarlo), ndërsa kabina është arreduar rigorozisht me lëkurëAlcantara. Giulia Quadrifoglio: 1.524 kg dhe 307 km/h Mesinformacioneve të tjera të publikuarasë fundi është edhe lista e të dhënave teknike, e cila përfshin 510 kuaj fuqi dhe 600 Nm të motorit V6 2.9 litra turbo benzinë, një peshë prej 1.524 kg dhe një shpejtësi maksimale prej 307 km/h, që i bashkohet faktit të njohur tashmë të shpejtësisë nga 0 në 100 km/h: 3.9 sekonda! Giulia është projektuar edhe për përdorim në pistë, siç e tregojnësediljet Sparco super të lehta me fibër karboni dhe disqet karbo-qeramike të frenave. Shpërndarja e peshës 50/50% kombinohet me sistemet Torque Vectoring, Integrated Brake System, i cili redukton distancën e frenimit dhe me Active Aero Splitter,që automatikisht menaxhon forcën shtypëse në shpejtësi të lartë. Muzikë nga Harman-Kardon Ndër xhevahiret eAlfa Romeo Giulia Quadrifoglio përfshihen grupet optike tëzhvilluar me Magneti Marelli, ksenon përpara dhe Ledprapa, suspensionet me krahë lëvizës të dyfishtë në aksin e parë dhe miltilink në të pasmin, si dhe selektorin e ri të sistemit Alfa DNA Pro, që lejon rregullimine dinamikëssë makinës në modalitetin Dynamic,Natural, Advanced Efficiency dhe Race. SistemiChassisDomain Control, i zhvilluar sërish me Magneti Marelli, siguronkoordinimin e të gjitha sistemeve elektronike të bordit për menaxhimin e suspensioneve, motorit, frenave, timonit, diferencialit dhe aerodinamikës aktive. Sistemi Connect 3D Nav i Giulia-s përdor kontrollin RotaryPad, ekranin TFT prej 8.8 inçtë integruar në panelin e makinës, për të menaxhuar navigimin, lidhjen e pajisjeveiOS dhe Android, radios dixhitale, Bluetooth-it dhe sistemit të ri Harman Kardon Sound Theatre,me përforcues të klasit D me 12 kanale, 14 altoparlantëme surround sound me rezolucion të lartë.
Skeda e makinës
Alfa Romeo Giulia
Emri: Giulia
Viti: 2016
Tipi: Premium
Segmenti: I mesëm
Karroceria: 3 volume
Dyert: 4 dyer
Motori: normal
Çmimi: 79.000 euro
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.