Edicioni i turneut të Club Ëorld Cup për 2015 fillon javën e ardhshme në Japoni, dhe tani do të njihet me ‘FIFA Club Ëorld Cup prezantuar nga Alibaba E-Auto’ deri në vitin 2022.
Ky veprim shihet si një hap i rëndësishëm në zhvillimin global të Alibaba-s – jo vetëm për biznesin E-Auto të ‘makinës së internetit’, por edhe të sipërmarrjes së tij të sapolindur Alibaba Sport Group, i cili ndihmoi të negociojë marrëveshjen me organet qeverisëse të futbollit botëror. Alibaba bëhet kompania e parë kineze që zotëron një partneritet prezantues me FIFA.
Zhang Dazhong, shefi ekzekutiv i sportit Alibaba, tha se ‘Sporti gjendet në kryqëzimin e temave strategjike të shëndetit dhe lumturisë të Alibaba Group, dhe ne po shikojmë përpara për të shtuar vlera të reja për pjesëmarrësit dhe konsumatorët në sektorin e sportit nëpërmjet të dhënave të teknologjisë së internetit.
“Partneriteti me një ngjarje të madhe sportive me një audiencë globale të tillë si FIFA Club Ëorld Cup është gjithashtu një pjesë e rëndësishme e strategjisë së globalizimit të Alibaba Group për të lidhur Kinën me botën.’