Alitalia SpA ka të ngjarë të pasojë British Airëays parent IAG për tu larguar nga Shoqata e Linjave Ajrore Europiane (AEA) teksa zgjerohet përcarja rreth kërcënimit konkurrues nga transportuesit e Gjirit, të cilat janë aksionarët më të mëdhenj në të dy kompanitë.
AEA u dëmtua nga zgjerimi i Etihad të Abu Dhabi, Emiratet me bazë në Dubai dhe Katar Airëays, e cila zotëron pothuajse 10 për qind të IAG, që nga viti 2011, duke i bërë jehonë shqetësimeve në Air France dhe Deutsche Lufthansa AG, të cilat kanë humbur një marzh të lartë të fluturimeve të gjata ndaj linjave të Gjirit.
Etihad bleu aksione në Alitalia vitin e kaluar, duke rritur rrjetin e linjave ajrore të huaja që ndihmojnë ‘sinkronizimin’ e fluturimeve ndërmjet Evropës, Azisë dhe Afrikës nëpërmjet bazës së saj locale në ‘kurriz’ të qëndrave evropiane si Paris Charles de Gaulle dhe Frankfurt.
Në SHBA, Delta Air Lines Inc, American Airlines Group Inc dhe United Continental Holdings Inc po mbëhsteten tek qeveritë e tyre për të kufizuar zgjerimin e rivalëve të Lindjes së Mesme, të cilët ata thonë se kanë marrë më shumë se 42 miliardë dollarë në subvencione të paligjshme gjatë dekadës së kaluar, duke