Duke nisur nga sot, 1 shkurt, të gjithë tatimpaguesit mund të telefonojnë në numrin e gjelbër 0800 00 02 për të marrë informacione nga Administrata Tatimore.
Ky shërbim ofrohet për herë të parë nga kjo administratë. Është pa pagesë dhe ofron asistencë në kohë reale për pyetjet që individë apo biznese mund të kenë rreth disa çështjeve që janë:
1.Deklarimi elektronik
2.Legjislacioni tatimor
3.Çështje të tjera për administratën tatimore (shërbime të Administratës Tatimore)
Në varësi të kompleksitetit të pyetjeve që mund të keni, asistenca mund t’ju ofrohet drejtpërsëdrejti nga specialistët ose do të transferohet tek ekspertët respektivë të Administratës Tatimore.
Qendra e Thirrjeve është në dispozicionin nga e hëna në të enjte prej orës 09:00 deri në orën 20:00 si dhe të premten ora 09:00 deri në orën 16:00.
Për të garantuar ofrimin e asistencës dhe informacionit të cilësisë së lartë është trajnuar një staf i dedikuar, si dhe janë aplikuar për herë të parë sisteme të avancuara operative për trajtimin e thirrjeve.
Për të parë reagimin e biznesit në lidhje me nevojat për këtë shërbim, tatimet ndërmorën anketime, ku më shumë se 60% e bizneseve deklaruan se preferonin të marrin shërbime me Call Center.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.