Amazon ble rrjetin e supermarketeve Whole Foods për 13.7 mld USD

16/06/2017 6:37 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:
Capture

Amazon ka rënë dakord për të blerë zinxhirin e supermarketeve Whole Foods për 13.7 miliardë USD, marrëveshja më e madhe deri më tani për kompaninë e Jeff Bezos, teksa ai kërkon të shfrytëzojë internetin për të rigjallëruar tregtinë me pakicë.

Whole Foods, rrjeti më i madh cilësor në tregtimin e ushqimeve në SHBA, do të përshpejtojë rrënjësisht ambiciet e Amazon për të futur këmbët në sektorin e industrisë ushqimore që qarkullon 800 miliardë USD në vit në SHBA, teksa grupi me bazë në Seattle është përpjekur të hyjë në tregun e furnizimeve ushqimore.

Pasi ka dhënë efektin e vet në sektorë nga tregtimi i librave të cloud computing, hyrja e Amazon në industrinë e tregtimit të produkteve ushqimore ka bërë që aksionet e rivalëve të binin ndjeshëm, si në SHBA ashtu dhe në Europë.

Walmart, shitësi me pakicë më i madh në botë, ra 5.4 për qind, duke ulur me 12.9 miliardë dollarë vlerën e tregut. Tregtuesi me shumicë Costco ka humbur 5.2 miliardë dollarë, ndërsa dyqani me zbritje Target ra me 3.5 miliardë dollarë. Kroger, një prej zinxhirëve më të mëdhenj në botë të supermarketeve, pa 3 miliardë dollarë të fshihen nga vlera e saj e tregut.

Aksionet e Whole Foods u rritën 28 për qind të premten në 42.20 USD, pasi ishin mbyllur të enjten në 33.06 USD. Amazon u rrit me 3.1 për qind./FT

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of

wpDiscuz