Amazon.com është duke ndjekur fitimin e Golden Globe për shfaqjen origjinale televizive “Transparent”, duke thënë të hënën që do të fillojë të prodhojë filma për kinema, si dhe shpërndarjen e tyre në shërbimin video të Prime.
Amazon është duke parë mundësinë për të krijuar rreth 12 filma në vit, dhe do ta nisë prodhimin gjatë këtij viti. Filmat e prodhuar nga Amazon do të jenë në shërbimin e videove prime, një ose dy muaj pasi debutojnë në kinema – thotë Amazon. Thuhet se zakonisht duhen nga 39 deri 52 javë për filmat kinematografikë të shfaqen me abonim në shërbimet e videove.
Që prej suksesit Golden Globe të javës së kaluar, studiot e Amazon kanë qenë të zëna të shpallin lajmërime. Javën e kaluar, studioja e prodhimit tha që ka firmosur me krijuesin e filmave Woody Allen për të shkruar dhe për të drejtuar shfaqjen e tij të parë televizive me seri, u lajmërua një propozim i ri me 13 episode pilot për t’i parë abonentët.