Në përpjekje për të fuqizuar telefonin e saj të ri “Fire”, Amazon deklaroi të hënën që ka ulur çmimin e “Fire” për 99 cent, për dy vite kontratë me AT&T. Telefoni doli me një çmim prej 199 dollarësh kur u prezantua më 25 korrik.
Çmimi, sipas kompanisë, do të jetë 18.75 dollarë në muaj (për 24 muaj) me AT&T, ose rreth 450 dollarë. (përllogaritja e numrit me kontratë)
“Fire” është tashmë 99 cent, me një kontratë dyvjeçare, plus klientët do të marrin paketën vjetore premium”, – tha Ian Freed, zëvendëspresidenti i Amazon. Ai ka akses në të gjitha përmbajtjet premium, Mayday, me 32 GB memorie dhe hapësirë të palimitueshme për fotot në “cloud”, duke përfshirë dhe ekskluzivtetin e “Perspektivës Dinamike dhe të mirave të “Firefly”.
Pavarësisht planit për vendosjen e këtij çmimi telefonit, ende vjen me paketën premium të Amazon për një vit (të paktën për një kohë të limituar) çka do të thotë që përdoruesit kursejnë kostot e transportit dhe kanë akses te filmat dhe muzika që ofrojnë shitësit online në këtë koleksion dixhital që është gjithmonë e më shumë në rritje.