Shumë përpara se të nisë dërgesat me dronë – nëse do të ndodhë ndonjëherë, Amazon shkon më tej. Depoziton një kërkesë për patentë që parashikon vetëshkatërrimin e dronëve, në rast se, droni, pasi ka përmbushur misionin e vet (d.m.th dërgesën e pakos), has ndonjë problem.
Sipas burimeve të The Verge, Amazon ka regjistruar më saktë një patentë për një dron që vetëshkatërrohet, duke u ndarë në pjesë të ndryshme, në raste emergjencash. Ideja është që: nëse diçka nuk shkon siç duhet, UAV (Unmanned Aerial Vehicle) të shkatërrohet në pjesë të vogla në vend që të bjerë në tokë në një goditje të vetme, kështu dëmet do të ishin më të vogla.
Kërkesa e patentës e cila daton më 28 nëntor përshkruan një proces “fragmentizimi direkt” të një droni në rast “problemesh që lidhen me kushtet e këqija të motit, mosfunksionimit etj”.
Sipas skemës, pasi është shpërbërë në pjesë të ndryshme, droni duhet të vlerësojë edhe vendin se ku të shpërthejë, duke zgjedhur hapësira dhe sipërfaqe me dendësi të ulët popullsie, ose të braktisura plotësisht si liqene ose fusha të hapura.
Në maj të vitit të kaluar, Amazon depozitoi një tjetër patentë interesante, kësaj here me një parashutë, me një sistem që u jep siguri pakove brenda në kuti.
Si gjithmonë, patentat, më shumë se çdo gjë tjetër, kanë për qëllim të mbrojnë veten ligjërisht në fronte të ndryshme.