Parada e Amazon me pajisje të reja vazhdon rrugëtimin. Kompania lajmëroi sëfundmiseështë duke marrë porosi paraprakisht për transmetuesin “ngjitës” mediatik që vendoset në një TV, duke i mundësuar të shihen një sërë shërbimesh videosh në internet.
“Ngjitësi” i Amazon imiton më së shumti aftësitë e Fire Tv, kutia transmetuese mediatike në Amazon.com e lëshuar herët gjatë këtij viti. Vjen së bashku me një telekomandë dhe mund të aksesosh te videot premium të Amazon, të ngjashme me shërbimet e ofruar nga Netflix, Hulu dhe Watch ESPN. “Ngjitësi” i Fire i ngjason “Chromecast” nga Google, i cili doli në shitje verën që kaloi. Kjo pajisje kushton 39 dollarë, pak më shumë se version 35 dollarë i Google. Gjithsesi shitjet janë ulur këtë vit.
Gjithsesi shitjet kanë pësuar ulje këtë vit, aparatet e Google llogarisin vetëm 20% të shitjeve në katërmujorin e fundit dhe ka furnizuar Apple Tv. Amazon Fire Tv llogarit rreth 10% të shitjeve në të njëjtën periudhë, dhe vetëm 8% e njerëzve të pyetur nga Parks Associates deklarojnë që ishte pajisja e tyre parësore.
Ndryshe nga telefonat inteligjentë të Amazon të kritikuar, Fire Tv ka qenëpërgjithësisht i mirëpritur. Doli me një çmim në të njëjtin nivel si rivalët, dhe Amazon e përhapi fuqishëm në reklamat televizive dhe online. Amazon thjesht vazhdon të ketë probleme për të bërë njerëzit të blejnë instrumentet e saj.
Amazon është duke ecur përpara, sepse e shikon pajisjen e saj si pjesë kritike e planit për të shitur më shumëpërmbajtje dixhitale për konsumatorët e saj. Lëvizja e fundit është pjesë e një ndryshimi në një industri më të gjerë nga kutia mediatike e transmetimit drejt “ngjitësve” transmetues më të lirë. “Kjo me të vërtetë po ndryshon gjithë strukturën e shitjeve në industri”, – thotë Barbara Kraus, analistja e Parks Associates.