“Amr”, kompania mëmë, kishte mbetur e vetmja mes kompanive të mëdha fluturuese amerikane që shmangu zbatimin e Kapitullit 11, regjimi i mbrojtjes nga kreditorët, në dhjetëvjeçarin e fundit. Kapitulli i 11 mbetet një prej opsioneve të preferuara të kompanive fluturuese amerikane që mundëson realizimin me sukses të planeve drastike të ristrukturimit, ndryshe nga biznese të tjera, në fakt, pasi gjithsesi janë të rregulluara kur flitet për siguri që tradicionalisht e ndien më pak uljen e besimit të konsumatorit. Siç ka bërë të ditur, “Amr” është në gjendje të vazhdojë në mënyrë të rregullt operacionet.
Aktualisht “American Airlines”, me tremijë fluturime në ditë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është kompania e tretë me yll e vija për nga përmasat, pas “United Continental” e “Delta”. Në fakt ajo është e ngarkuar nga kostoja më e lartë e punës, ndër të cilat financimi i pensioneve. Për t´u ristrukturuar “United Airlines” aplikoi kapitullin e 11 në vitin 2002 dhe “Delta” në 2005. “Us Airways” i është drejtuar dy herë kapitullit 11 (në vitin 2002 e në 2004-n). Që prej atëherë, mbi të gjitha, konkurrentët e “Amr” kanë qenë në qendër të bashkimit.
”
American Airlines” ka hyrë në rrugën e ndryshimeve duke emëruar një administrator të ri të deleguar e president, Thomas Horton. “Kapitulli i 11 ishte një vendim i vështirë, por ishte i nevojshëm për t´u bërë më eficient, më solid nën profilin financiar e më konkurrues”. Që nga fundi i muajit shtator, pati shenja të rritjes së problemeve të shoqërisë. Aksionet ranë me 45%, duke zbritur në nivelet minimale që prej vitit 2003. Kostot e tij të përgjithshme, ndërkohë janë rritur 40% në tremujorin e tretë të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Kompania pret kushte të vështira edhe për të ardhmen e afërt. Kriza ekonomike po e redukton kërkesën në të gjithë sektorin dhe ka sjellë shkurtime të shërbimeve, ndërkohë që vazhdon të shtrenjtohet veçanërisht karburanti. Në vitin 2011 “Amr”, e cila rezultoi pasive vitin e kaluar, pritet të mbyllet me humbje të reja. Një prej objektivave të reja tashmë është të hapë negociata të reja me sindikatat për mundësinë e ruajtjes së kostos së punës, pasi tratativa të ngjashme nuk sollën rezultate në pesë vitet e fundit. Në kërkesën e saj të administrimit të kontrolluar depozituar në gjykatë, kompania ka deklaruar një vlerë asetesh prej 24.72 miliardë dollarësh, pasive 29.55 miliardë dhe likuiditete në dispozicion baras me 4.1 miliardë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.