Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka bëri një përllogaritje mbi rritjen reale të normës së primit të shkruar bruto për sigurimin e detyrueshëm motorik
Nga të dhënat e raportuara në AMF, në Regjistrin Elektronik të Shitjeve të Sigurimit të Detyrueshëm Motorik, rezulton se tarifat e primit të sigurimit të policave të shitura pas datës 23 gusht 2016, kanë pësuar rritje.
“Ju informojmë se rritja mesatare e primit të sigurimit për kategoritë e automjeteve (duke konsideruar edhe taksën mbi primin e shkruar bruto është në vlerën 20%. Rritja reale pa efektin e taksës mbi primin e shkruar bruto është 13%.
Faktorët përcaktues të primit të sigurimit të Jo-Jetës janë: primi i rrezikut (pjesa e primit e llogaritur për pagimin e dëmeve), pjesa e llogaritur për mbulimin e shpenzimeve të marrjes në sigurim, shpenzimeve administrative përfshirë dhe komisionet, pjesa e llogaritur për fitimin e shoqërisë së sigurimit si dhe taksa mbi primin e sigurimit.
Bazuar në informacionin në dispozicion si edhe në përmbushje të misionit të tij rregullator, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare duke i shërbyer mbrojtjes së konsumatorit është në ndjekje të situatës dhe po analizon mënyrën dhe procedurën e ndjekur nga shoqëritë e sigurimit në përcaktimin e tarifës së primit të sigurimit”, thuhet në njoftimin e AMF-së.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.