Ministria e Financave: Po bëjmë gati udhëzimin për zbatimin…
Është botuar në fletoren zyrtare vendimi për NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 10 418, DATË 21.4.2011 “PËR LEGALIZIMIN E KAPITALIT DHE FALJEN E NJË PJESE TË BORXHIT TATIMOR DHE DOGANOR”, TË NDRYSHUAR.
Sipas vendimit “Në nenin 35 të ligjit nr. 10 418, datë 21.4.2011 “Për legalizimin e kapitalit dhe faljen e një pjese të borxhit tatimor dhe doganor”, të ndryshuar, data “31 mars 2012” bëhet “data 31 dhjetor 2013”.
Ligji është botuar në fletoren zyrtare në 7 qershor dhe hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare, pra në 22 qershor.
Kuvendi miratoi në seancën e fundit të tij për këtë legjislaturë që të shtyhet zbatimi i amnistisë fiskale deri në fund të vitit 2013.
Bëhet fjalë për variantin e parë të amnistisë, të miratuar në mars 2011, që në fakt është një falje për gjobat dhe detyrimet e prapambetura, por nga ana tjetër jepte dhe mundësinë e rivlerësimit të aseteve.
Afatet dhe kushtet e faljes mbeten të njëjta si në Ligjin Nr.10418, datë 21.4.2011 “Per legalizimin e kapitalit dhe faljen e nje pjese te borxhit tatimor dhe doganor”. Kjo shtyrje afati u jep thjesht mundësi atyre që nuk e shfrytëzohen në atë kohë, që të përfitojnë nga lehtësitë e saj. Kjo nënkupton që falen të gjitha detyrimet tatimore të papaguara të individëve për periudhën tatimore deri më 31 dhjetor 2010; detyrimet tatimore të papaguara të tatimpaguesve, persona juridikë apo persona fizikë, të regjistruar si subjekt i TVSH-së, që janë të evidentuar në regjistrat e administratave tatimore deri në datën 31 dhjetor 2008.
Detyrimet tatimore të papaguara të tatimpaguesve, persona juridikë, apo persona fizikë, të regjistruar si subjekt i TVSH-së, që janë të evidentuara në regjistrat e administratave tatimore
në periudhën 1 janar 2009 deri më 31 dhjetor 2009, falen nëse tatimpaguesi, brenda periudhës së zbatimit të këtij ligji, paguan 30 për qind të principalit të tatimit.
Detyrimet tatimore të papaguara, të tatimpaguesve persona juridikë, apo persona fizikë, të regjistruar si subjekt i TVSH-së, që janë të evidentuara në regjistrat e administratave tatimore
në periudhën 1 janar 2010 deri më 31 dhjetor 2010, falen nëse tatimpaguesi, brenda periudhës së zbatimit të këtij ligji, paguan 50 për qind të principalit të tatimit
Pikat kryesore të Ligj Nr.10418, datë 21.4.2011 “Per legalizimin e kapitalit dhe faljen e nje pjese te borxhit tatimor dhe doganor”
Deklarimi i shumave në të holla nga individët
Deklarimi i shumave në të holla nga individët bëhet si më poshtë:
a) individi ose përfaqësuesi i posaçëm duhet të plotësojë një formular aplikimi për depozitim të shumës në të holla në një numër llogarie bankare të hapur prej tyre për këtë qëllim.
Aplikimi plotësohet në 2 kopje;
b) formulari verifikohet nga banka, në prezencë të aplikuesit, për mënyrën e plotësimit të tij;
c) banka, me marrjen e aplikimit, i jep individit ose përfaqësuesit të posaçëm kopjen e dytë të aplikimit, të verifikuar nga banka, me shënimin se është depozituar;
ç) në rastet e deklarimit të shumave në të holla dhe të depozitimit të tyre në llogaritë bankare, banka mban, si tatim në burim, shumën prej 3 për qind të shumës totale të deklaruar;
d) bankat transferojnë tatimet e mbledhura në llogaritë e thesarit të Ministrisë së Financave.
Deklarimi i shumave në të holla nga personat fizikë të regjistruar
1. Deklarimi i shumave në të holla nga individët e regjistruar si persona fizikë tregtarë bëhet sipas rregullave të nenit 9 të këtij ligji, duke përfshirë edhe pagimin e tatimit në burim.
Personat fizikë tregtarë plotësojnë në formularin e deklarimit edhe numrin e identifikimit të personit tatimpagues, NIPT-it.
2. Detyrimet tatimore të këtij personi fizik, deri më 31 dhjetor 2010, konsiderohen të paguara rregullisht dhe administratat tatimore nuk mund t’i kërkojnë pagesën e detyrimeve të tjera
shtesë ndaj atyre të paguara, për këtë periudhë.
Rivlerësimi i pasurive të personave juridikë
1. Personat juridikë, që kanë të regjistruar ne pasqyrat e tyre financiare pasuri të paluajtshme, makineri dhe pajisje me vlerë më të vogël se ajo e tregut, kanë të drejtë të bëjnë, brenda
periudhës së zbatimit të këtij ligji, rivlerësimin me vlerën e tregut të këtyre pasurive.
2. Rivlerësimi me vlerën e tregut bëhet nga ekspertë të pavarur të licencuar për vlerësimin e pasurisë, nga institucionet përkatëse.
3. Diferenca nga vlera kontabël e regjistruar në pasqyrat financiare me vlerën, që rezulton nga rivlerësimi, pasqyrohet në pasqyrat financiare të vitit 2011 dhe është e amortizueshme për
efekte fiskale.
4. Personat juridikë paguajnë për këtë rivlerësim tarifat e mëposhtme:
a) 3 për qind të diferencës ndërmjet vlerës së rivlerësimit dhe vlerës kontabël të regjistruar, për pasuritë e paluajtshme;
b) 5 për qind të diferencës ndërmjet vlerës së rivlerësimit dhe vlerës kontabël të regjistruar, për makineri/pajisje.
FALJA E DETYRIMEVE TATIMORE DHE DOGANORE
Neni 18
Subjektet që përfitojnë
1. Nga falja e parashikuar në këtë kre përfitojnë:
a) të gjithë tatimpaguesit, ndaj të cilëve administratat tatimore nuk kanë detyrime për rimbursim të shumave, pavarësisht nga shkaku i këtij rimbursimi, apo kreditim të tatimeve, si
dhe kur nuk rezultojnë me tepricë kreditore ndaj administratës tatimore;
b) të gjithë tatimpaguesit, ndaj të cilëve administratat tatimore kanë detyrime për rimbursim të shumave apo kreditim të tatimeve ose që rezultojnë me tepricë kreditore, në rastet kur
pranojnë, me shkrim, që shuma për t’u rimbursuar apo për t’u kredituar nga administrata tatimore të zvogëlohet në vlerë të barabartë me shumën e detyrimit tatimor të falur;
c) të gjithë debitorët ndaj administratës doganore, sipas përcaktimeve të nenit 26 të këtij ligji.
2. Procedura e aplikimit për falje të detyrimeve tatimore dhe doganore miratohet me udhëzim të Ministrit të Financave.
3. Nga falja e detyrimeve tatimore e doganore përjashtohen zyrtarët që kanë detyrimin për deklarim të pasurisë, si dhe personat juridikë, në të cilët këta zyrtarë kanë aksione apo kuota
kapitali.
Neni 19
Detyrimet tatimore që falen pa pagesë
Falen pa pagesa në favor të Buxhetit të Shtetit:
a) të gjitha detyrimet tatimore të personave fizikë, të regjistruara si subjekt i taksës vendore të biznesit të vogël, të mbetura të papaguara e që i përkasin periudhës tatimore deri më 31 dhjetor
2010;
b) të gjitha detyrimet tatimore të papaguara të individëve për periudhën tatimore deri më 31 dhjetor 2010.
c) detyrimet tatimore të papaguara të tatimpaguesve, persona juridikë apo persona fizikë, të regjistruar si subjekt i TVSH-së, që janë të evidentuar në regjistrat e administratave tatimore
deri në datën 31 dhjetor 2008.
ç) të gjitha detyrimet e prapambetura të pronarëve të mjeteve për taksën e regjistrimit të përvitshëm të mjeteve dhe taksën vjetore të qarkullimit rrugor për periudhën deri më 31 dhjetor
2010. Gjithashtu, falen detyrimet për këto taksa, për të gjitha mjetet e dala jashtë qarkullimit, por të paçregjistruara deri në datën 31 dhjetor 2010.
Neni 20
Falja e detyrimit tatimor për tatimpaguesit, persona juridikë,
apo tatimpaguesit e regjistruar si subjekt i TVSH-së
1. Detyrimet tatimore të papaguara të tatimpaguesve, persona juridikë, apo persona fizikë, të regjistruar si subjekt i TVSH-së, që janë të evidentuara në regjistrat e administratave tatimore
në periudhën 1 janar 2009 deri më 31 dhjetor 2009, falen nëse tatimpaguesi, brenda periudhës së zbatimit të këtij ligji, paguan 30 për qind të principalit të tatimit.
2. Detyrimet tatimore të papaguara, të tatimpaguesve persona juridikë, apo persona fizikë, të regjistruar si subjekt i TVSH-së, që janë të evidentuara në regjistrat e administratave tatimore
në periudhën 1 janar 2010 deri më 31 dhjetor 2010, falen nëse tatimpaguesi, brenda periudhës së zbatimit të këtij ligji, paguan 50 për qind të principalit të tatimit.
Neni 21
Falja e gjobave të lidhura me detyrimin për t’u pajisur me pajisje fiskale
Të gjithë tatimpaguesve, subjekt i taksës vendore të biznesit të vogël, që janë dënuar me gjobë administrative për mosinstalim të pajisjeve fiskale dhe e kanë instaluar pajisjen fiskale brenda
datës 28 shkurt 2011, u falen shumat e gjobave të papaguara për mosplotësimin në kohë të detyrimit për t’u pajisur me pajisje fiskale.
Neni 22
Deklarimi vullnetar i detyrimit tatimor
1. Tatimpaguesit, të cilët për periudhat tatimore deri më 31 dhjetor 2010, e kanë deklaruar shumën e detyrimit tatimor më të vogël se detyrimi real, kanë të drejtë që, brenda periudhës së
zbatimit të këtij ligji, të vetëdeklarojnë detyrimet reale tatimore përpara se ndaj tyre të ketë filluar një kontroll tatimor i administratës tatimore.
2. Tatimpaguesi, i cili deklaron detyrimin real, në përputhje me pikën 1 të këtij neni dhe paguan 50 për qind të detyrimit tatimor të vetëdeklaruar, i falet pjesa tjetër e detyrimit, së
bashku me kamatëvonesat dhe gjobat, që do të aplikoheshin në këto raste.
3. Dispozitat e nenit 18 të këtij ligji, lidhur me kompensimin e tepricave kreditore apo shumave për t’u rimbursuar, zbatohen edhe për këtë rast.
4. Tatimpaguesit nuk përfitojnë nga kjo dispozitë, nëse nga kontrolli tatimor rezulton se detyrimi tatimor është më i madh se ai i vetëdeklaruar, sipas këtij neni.
Neni 23
Falja e detyrimeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për të vetëpunësuarit
1. Tatimpaguesve, të regjistruar si të vetëpunësuar, duke përfshirë edhe të vetëpunësuarit në bujqësi, u falen:
a) të gjitha detyrimet e papaguara të lidhura me derdhjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore për veten e tyre, për periudhën deri në fund të vitit 2008;
b) të gjitha detyrimet e papaguara të lidhura me derdhjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore për veten e tyre për periudhën nga 1 janari 2009 deri më 31 dhjetor
2010, me kusht që brenda datës 31 dhjetor 2013, të deklarojnë dhe të paguajnë të gjitha detyrimet që lindin gjatë vitit 2011.
2. Tatimpaguesit e përmendur në pikën 1 të këtij neni, që paguajnë të gjitha shumat e detyrimeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, brenda afatit të zbatimit të këtij ligji,
përfitojnë nga falja e të gjitha gjobave dhe kamatëvonesave të lidhura me detyrimet e pashlyera.
3. Periudha, për të cilën nuk janë paguar sigurimet shoqërore dhe për të cilën kontributi është falur, nuk do të konsiderohet për efekt të përfitimit të së drejtës për pension.
Neni 24
Falja e detyrimeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për personat fizikë dhe juridikë
Të gjithë tatimpaguesve, persona fizikë dhe juridikë, të cilët nuk kanë derdhur të gjitha detyrimet e kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore, të lidhura me periudhën deri
më 31 dhjetor 2010, u falen të gjitha shumat e gjobave dhe të kamatëvonesave.
Neni 25
Detyrimet e administratës tatimore
Administrata tatimore, brenda një afati, që përcaktohet me udhëzim të Ministrit të Financave, evidenton kategoritë e tatimpaguesve, që përfitojnë nga falja e parashikuar në këtë ligj.
Neni 26
Falja e detyrimeve ndaj administratës doganore
1. Falen të gjitha detyrimet, gjobat dhe kamatëvonesat e debitorëve ndaj administratës doganore, të lindura deri më 31 dhjetor 2008 dhe të evidentuara nëpërmjet vendimeve të kësaj
administrate, të kontabilizuara deri më 31 dhjetor 2010 dhe të papaguara, në përputhje me dispozitat e Kodit Doganor të Republikës së Shqipërisë.
2. Të gjithë debitorëve ndaj administratës doganore që, brenda afatit të zbatimit të këtij ligji, paguajnë 50 për qind të shumës së principalit të detyrimit, të lindur gjatë vitit 2009 dhe të
evidentuar nëpërmjet vendimeve të kësaj administrate e të kontabilizuar dhe të papaguara deri në hyrjen në fuqi të këtij ligji, në përputhje me dispozitat e Kodit Doganor të Republikës së
Shqipërisë, u falen gjobat dhe kamatëvonesat e papaguara, të lidhura me këto detyrime.
3. Të gjithë debitorëve ndaj administratës doganore që, brenda afatit të zbatimit të këtij ligji, paguajnë të gjithë shumën e principialit të detyrimit, të lindur gjatë vitit 2010 dhe të evidentuar
nëpërmjet vendimeve të kësaj administrate dhe të kontabilizuar e të papaguar deri në hyrjen në fuqi të këtij ligji, në përputhje me dispozitat e Kodit Doganor të Republikës së Shqipërisë, u
falen gjobat dhe kamatëvonesat e papaguara, të lidhura me këto detyrime.
4. Shtetasve, të cilët kanë futur në territorin doganor të Republikës së Shqipërisë automjete deri në fund të vitit 2010 dhe që nuk i kanë paguar detyrimet ndaj administratës doganore, u falen
pjesa tjetër e principalit së bashku me gjobat dhe kamatëvonesat, që do të paguanin, nëse paguajnë 50 për qind të principalit të detyrimit ndaj kësaj administrate.
Neni 28
Procedura e shuarjes së borxhit fiskal
1. Brenda 2 muajve pas përfundimit të periudhës së zbatimit të këtij ligji, administratat fiskale përgjegjëse shuajnë detyrimet fiskale të falura, sipas këtij ligji, dhe bëjnë pasqyrimet e këtij
fakti në regjistrat e tyre kontabël.
2. Procedura e shuarjes së detyrimeve fiskale të falura dhe të detyrimeve fiskale, të cilave u ka kaluar afati i parashkrimit, përcaktohet me udhëzim të Ministrit të Financave.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.