Migrimi, terrorizmi dhe masat shtrënguese ndihmojnë kontraktorët të shkëlqejnë
Refugjatët që vijnë në ishujt e Egjeut janë të tërhequr nga “pikat e nxehta”- Qendrat e Regjistrimit të drejtuara nga Zyra për Mbështetjen e Azilit Europian. Ky është një moment traumatik. Ata që kanë frikë se do të kthehen në Turqi mund të bëhen të dhunshëm. “Ne kemi pasur një numër të madh incidentesh, dhe për këtë arsye është parë e nevojshme që stafi të evakuohet shpejt”, thotë një zëdhënës i EASO, Jean-Pierre Schembri. Për herë të parë, një firmë private sigurie, G4S, është kontraktuar për të ruajtur pikat e nxehta, duke ofruar mbështetje për policinë greke. “Ne e ndiem që kishim nevojë për siguri shtesë”, shton z. Schembri, shkruan The Economist.
Zyrtarët austriakë, që u përballën me një fluks refugjatësh në fund të vitit 2015, bënë që Shërbimet ORS, një firmë zvicerane, të zgjerohej në të gjitha kampet austriake. ORS gjithashtu drejton qendrat e azilit në të gjithë Zvicrën. Në Gjermani, ku firmat e sigurimit punësojnë 235,000 persona, biznesi po lulëzon, pasi mbi një milion refugjatë arritën vitin e kaluar. Të ardhurat për firmat gjermane të sigurisë arritën në 7 miliardë euro (7.9 miliardë dollarë) vitin e kaluar, një rritje prej 15% nga viti 2014.
“Misione që më parë bëheshin nga policia, ose nga autoritetet publike, tani po ju jepen gjithnjë e më tepër kompanive private”, thotë Catherine Piana, kreu i COESS, një grupi lobimi industrial europian me seli në Bruksel. Ajo vlerëson se janë 2.2 milionë roje të licencuar në Europë, afërsisht aq sa ka policë. Në ditët e sotme, infrastruktura të tilla si aeroportet, portet, impiantet bërthamore dhe spitalet, mbrohen kryesisht nga firmat e kontraktuara në mënyrë private.
Migrimi nuk është arsyeja e vetme pse këto firma po lulëzojnë. Ankthi mbi terrorizmin është një arsye e dytë për një rritje të shpejtë të kohëve të fundit të kërkesës dhe ndoshta kundër-intuitive, pse shumë njerëz kërkojnë punë si roje, pavarësisht nga pagat e ulëta. Olivier Duran i SNES, një organizate që përfaqëson kompani të vogla franceze të sigurisë, tregon se pasi një roje i punësuar privatisht mundi të zbulojë një sulm me bombë në “Stade de France” gjatë sulmeve terroriste në nëntor, është rritur numri i aplikimeve për punë, kryesisht nga emigrantët, të cilët thonë se duan t’i shërbejnë vendit të tyre të ri.
CNAPS, një organizatë franceze e kontraktorëve të mëdhenj, e quan këtë një vit të jashtëzakonshëm si “viti i mobilizimit maksimal”, për shkak të sulmeve terroriste dhe për shkak se Franca po pret turneun e futbollit, Euro 2016, i cila ka sjellë qindra e mijëra tifozë në qytetet franceze. Mes 90,000 personave, personel shtesë të sigurisë të vendosur për të kontrolluar gjatë futbollit, rreth 15,000 janë personel privat, të cilët punojnë për rreth 60 firma.
Nëse ky rezulton të jetë një vit i mirë apo jo, perspektivat e rritjes afatgjatë për industrinë private të sigurisë janë duke u ndihmuar nga shpenzimet më të ulëta publike në Europë. James Kelly, i cili drejton BSIA, një shoqatë që përfaqëson 450 firmat private të sigurisë në Britani, thotë se masat shtrënguese kanë ulur kërkesën për shërbimet e tyre. Ai thotë se G4S, për shembull, kryen operacione “nga rruga për në banesë”: stafi i kompanisë mbledh të dyshuarit e arrestuar nga policia, i merr ato në paraburgim dhe proceson dokumentacionin. Ai parashikon se kontraktorët privatë, që veprojnë sipas kodit të policisë, do të mund të kryejnë edhe arrestime në një kohë jo shumë të largët.
Të tilla bashkëpunime të ngushta midis policisë dhe firmave private janë më pak të zakonshme në vende të tjera në Europë, por ato janë në rritje. Z. Duran thotë se rojet private, që punojnë krah për krah me policinë në turneun e Euro 2016 do të përhapin “konceptin e bashkëpunimit”. Ai tregon se gjykatat ministritë dhe zyra publike, që tani ruhen kryesisht nga operatorët privatë, shpesh nën autoritetin e një polici. Ai gjithashtu thotë se përpjekjet kundër terrorizmit do të jenë më të larta në qoftë se 150,000 rojet private të Francës kryesisht të marra nga komunitetet e emigrantëve, nxiten të jenë “sy dhe veshë” ekstra për policinë.
Firmat private të sigurisë mund të gjejnë mënyra të tjera për t’u zgjeruar. Diversifikimi është një mundësi, pasi ata ofrojnë recepsioniste, punëtorë të mirëmbajtjes dhe personelit dhe staf tjetër në role të tjera e ndryshme, përveç sigurisë. Në lidhje me sigurinë, konsumatorët gjithnjë e më shumë kërkojnë teknologji dhe jo truproja, thotë zonja Piana, ndaj kompanitë e mëdha, me kapital më të madh, mund të rriten më shpejt. Firma të tilla ofrojnë pajisje, si kamera survejimi dhe porta elektronike, si dhe algoritme dhe analiza për të vlerësuar sasi të mëdha të të dhënave që janë mbledhur. Në Britani disa pajisje janë vendosur kryesisht nga firmat private: një organ industrie vlerëson se 96% e kamerave CCTV janë në pronësi private dhe operohen në mënyrë private.
Ajo që pengon rritjen, të paktën sipas firmave të mëdha, është mungesa e harmonizimit që e bën të vështirë për firmat që veprojnë përtej kufijve. Ata gjithashtu duan rregulla më të forta për të rritur standardet, për shembull, kërkohen më shumë trajnime për rojet. “Ne duam më shumë rregullore, ne jemi kampionë të rregulloreve, për të hequr joprofesionistët”, thotë zoti Kelly, i cili parashikon konsolidimin e industrisë pasi firma të tilla si G4S dhe Securitas po kërkojnë për të shfrytëzuar më shumë ekonomitë e shkallës.
Jo të gjitha rregullat janë të mirëseardhura. Kompanitë në Francë, për shembull, ankohen se sindikatat e forta dhe ligjet e rrepta të punës e bëjnë të kushtueshëm punësimin e stafit. Por, pa lehtësime ndaj migrimit, terrorizmit dhe masave shtrënguese në horizont, një kontinent i zymtë i bën perspektivat e firmave private të sigurisë të Europës të duken të sigurta e të shndritshme.