Sektori i energjisë do t’i nënshtrohet një reforme të thellë. Deklarata u bë nga ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri, në analizën e 300 ditëve i cili theksoi se në 2015-ën do të nisë liberalizmi i tregut të energjisë. “Sektori ka nevojë urgjente për investime. Komunitetet që duan të abuzojnë me energjinë, mos përfitojnë më. Vendi ka nevojë për burime të reja. Kthimi i likuiditetit do nxisë burimet e reja te energjisë. Do parashikojmë liberalizimin tregut, vitin tjetër do fillojmë hapat e parë. Klientët industrial do fillojnë të dalin në tregun e lirë. Ky proces do marrë kohën e tij, por do krijojë mundësi të mira edhe për prodhuesit privat të energjisë. Duam të bëjmë proces të mirëstrukturuar që mos goditen menjëherë familjet dhe njerëzit në nevojë”, tha Gjiknuri.
Duke u ndalur te sektori i hidrokarbureve ministri u shpreh se po ecën me shpejtësi. Ai theksoi se me planet e zhvillimit që ka kjo qeveri do të kapet rekordi i prodhimit të naftës.
“Hidrokarburet sektor që po ecën me shpejtësi. Me planet e zhvillimit në tavolinë Shqipëria do ka për rekordet e prodhimit të naftës. Ministria program të qartë për procesin e ankandit”, tha ministri. –
Ai theksoi se në sektorin e minierave do të zhvillohen reforma të rëndësishme. Në nga hapat është miratimi i ligjit të ri minerar.
“Na presin reforma të rëndësishme kemi përgatitur ligjin e ri minerar që presin të miratohen në kuvend. T’i japim fundit lejeve me mbivendosje. Një kaos i tërë në industrinë minerare. Sektori nuk mund të mbetet peng i fragmentimit”, u shpreh ministri.
Zëvendëskryeministri Niko Peleshi tha se : “Energjia është një nga sektorët strategjik për shqiptaret, pasi ne kemi një potencial të madh hidrik, i cili shfrytëzohet në masën 30 për qind. Ne jemi rast i një vendi me burime të mëdha, por i kemi keq menaxhuar apo dhe si kemi përdorur. Sot energjia është një barrë e madhe për buxhetin në aspektin negativ. Nuk është një rrugë e lehtë, pasi na duhet mbështetja e qytetarëve. Opsioni për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, behët për faktin e rimëkëmbjen së kompanisë së Shpërndarjes. problemi i madh është humbja në rrjet. Vjedhja në sektorin e energjetikës shihet si trimëri, ne do ta ndryshojmë këtë mendim. 300 ditët e dyta, nëse na duhet ritmi i fillimit, ne nuk mund të kemi sukses në përmbushje të objektivave të mandatit të parë”, tha Peleshi.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.