Andaluzia është toka e muzikës flamenko dhe e arkitekturave të mahnitshme maure . Tokë e ‘nzehtë’, simpatike, plot hijeshi, e gëzueshme, e ndritshme, mesdhetare, e krishterë. Këto janë mbiemrat për të përshkruar një tokë të pasur me vlera të trashëguara në kohë, me zakone për të mos u harruar kurrë. Sevilja është kryeqyteti me rugicat tipike me shtëpi të bardha antike , me ballkone plot lule dhe me një popull kaq mikpritës, sa ju fton të ktheheni sërish.
Katedralja e Seviljes përmban brenda saj një ‘retablo’ fantastike, dritaret janë të gdhendura, dyshemeja bardhë dhe blu; për të vizituar Los reales Alcazares ose shtëpinë më të vjetër mbretërore të Spanjës, një kryevepër e vërtetë e ‘artit mudejar, karakteristike këtu është Patio de las Munecas, e kukullave, krijuar nga koka të vogla femrash në kollonë. Spektakolare është panorama mbi Guadalquivir sikur të marrësh pjesë në një shfaqje flamenko.
Cordova një tjetër qytet i bukur në ultësirën e Sierra Morena, ishte kryeqyteti si romak edhe arabik: katedralja-xhami Mezquita, me 856 kolonat e saj në mermer dhe granit, është një bukuri unike dhe është një nga monumentet islamikë me një bukuri të jashtëzakonshme. Edhe këtu, qëndra historike përfaqson rrugë të ngushta dredha-dredha, shtëpi të bardha përplot lule, kopshte portokalli dhe limoni. Një tjetër qytet i rëndësishëm i Andaluzisë është Granada mes Sierra Nevada dhe luginës së Vega.
Këtu duhet të vini sa më shpejt për vizitë, mundësisht në mbrëmje për ta parë të ndritur, Alhambra, kompleksin më të famshëm arkitektonik të artit arabe andaluzian. Është quajtur ‘rossa2’ për shkak të ngjyrës që muret dhe kullat marrin në muzg. Në majë të kodrës Arabe, pallatet Nazariti dhe Generalife ofrojnë, së bashku me kopshtet e praruar, një atmosferë si në ëndërr që jus jell në mend prrallën arabe ‘Një mijë e një netë’. Ju mund të asistoni në një shfaqje xhitane në lagjen e Sacromonte. Mos e humbisni ta jetoni përrallën në realitet.