Android Pie, tani smartphone i përshtatet zakoneve tona

08/08/2018 8:47 AM 0 komente

P si Pie ose tortë. Ky është emri i versionit të fundit të Android të Google, i nënti për të qenë të saktë, sistemi operativ për smartphone më i përhapur në botë.

“E kemi projektuar Android 9 në mënyrë që të mësojë nga ju” – thonë nga Google. “Nga parashikimi i aktivitetit tuaj të ardhshëm, në mënyrë që të mos jeni të papërgatitur, te duke i dhënë më shumë bateri aplikacioneve që përdorni më shpesh e deri te duke iu ndihmuar të shkëputeni nga telefoni në fund të ditës”.

Android 9 synon që ta bëjë telefonin më inteligjent, falë përdorimit të Inteligjencës Artificiale, duke mësuar të përshtatet me përdoruesin. Flitet për “një bateri që përshtatet” që mëson të njohë aplikacionet më të përdorura dhe t’u japë përparësi dhe “ndriçimin e përshtatshëm”, që e përshtat automatikisht ndriçimin e ekranit në bazë të preferencave dhe vendit se ku ndodheni.

Në vjeshtë do të prezantohet edhe funksioni “Pjesë” që tregon informacione rreth aplikacioneve të preferuara në momentin që janë të nevojshme.

Tek Android 9 është përfshirë edhe një sistem i ri lundrimi me një buton të vetëm Home. Ky funksion është veçanërisht i nevojshëm sot që telefonat janë më të mëdhenj dhe është më e vështirë për të bërë veprime në telefon me një dorë.

Funksioni “App Actions” ju paraprin në atë që do të bëni në bazë të rrethanave se ku ndodheni. Nëse për shembull është e martë në mëngjes dhe po përgatiteni të shkoni në punë, ju do të merrni, ndër sugjerimet, atë që të përdorni Google Maps për të shkuar në punë apo për të dëgjuar një libër audio në Google Play Books. Dhe kur vini kufjet pas punë, ndër sugjerimet mund të jetë ai që të merrni në telefon prindërit tuaj apo të nisë listën tuaj të preferuar me muzikë në Spotify.

 

“Më shumë se 70% personave me të cilët kemi folur kanë pohuar se duan ndihmë në lidhje me mirëqenien dixhitale. Për këtë jemi angazhuar duke i shtuar Android funksione të rëndësishme që i ndihmojnë njerëzit të arrijnë ekuilibrin teknologjik që kërkojnë” – thonë burime të Google.

Për këtë është një dashboard i ri që ju ndihmon të kuptoni se sa kohë kaloni me telefonin në dorë, një “timer” për aplikacionet për të vendosur kufizime të kohës së një aplikacioni dhe pas saj shfaqet një ikonë që ju tregon se koha në dispozicion ka mbaruar. Funksioni i ri “Do not disturb” ndërpret të gjitha ndërprerjet vizuale që shfaqen në ekran, ndërsa funksioni “Relaks” aktivizon ndriçimin gjatë natës.

Duke filluar nga sot, të gjithë telefonat Pixel të Google do të kryejnë azhurnimin në Android 9 Pie. Së shpejti do të jetë i disponueshëm edhe për modelet Essential, Huawei, Hmd, OnePlus, Oppo, Razer, Samsung, Sony Mobile, Transsion, Vivo e Xiaomi.

 

 

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz