Pse janë pronarët më të angazhuar në biznes? Kjo nuk është vetëm për shkak se ata janë përgjegjës; kjo ndodh për shkak se ata janë lojtarët në lojë – ata i dinë rregullat, ata marrin vendimet, dhe ata shikojnë shifrat (p.sh., rezultati). Pra, nëse ju mund të bëni që punonjësit të mendojnë dhe veprojnë sikundër bëjnë pronarët – ose të ndihen se ata janë pjesë e një ekipi dhe jo spektatorë në periferi – ka shumë më shumë të ngjarë që ata të jenë më të angazhuar. Dhe ka një mënyrë çuditërisht të thjeshtë për ta realizuar dicka të tillë:
Ndani disa shifra kyçe financiare. Nëse ju mund ta ‘vitalizoni’ ekonominë e biznesit tuaj, njerëzit fillojnë të kushtojnë vëmendje se çfarë po funksionon dhe çfarë jo. Nëse ju i jepni atyre kontekst të mjaftueshëm në lidhje me objektivat financiare, ata madje mund të jenë në gjendje të identifikojnë mundësi dhe alternativa që një pronar nuk do ti vinte re.
Dhe kjo mund të ndihmojë të lidhë kompensimin stimulues me përmirësimin financiar, në mënyrë që punonjësit të përballen gjithashtu me një shpërblim të mirë.