Banka e Anglisë ka qenë e qartë se lehtësimi i politikës monetare mund të jetë e nevojshme.
Nga studimet paraprake të tregut të menaxherëve të blerjes, drejtues që marrin vendime për shpenzimet në 1250 firma të mëdha, pësuan rënien më të madhe 20 vjeçare.
Ishte në përputhje me tkurrjen e ekonomisë me 0.4% në tremujorin e tretë, krahasuar me rritjen 0.4% ne tremujorin e parë.
Një javë pasi Thereza May formoi qeverinë e re, tregojnë për sfidat që ajo po përballët për të mbajtur besimin e tregut dhe investitorëve.
FMN-ja ka bërë parashikimin e saj për rritjen globale pasi Brexit lëshoi pasojat e saj. Ka ulur parashikimin mbi rritjen e Mbretërisë së Bashkuar për 2017 në 0.9% nga 1.3.
Kambanat e alarmit
Markit, që më herët dhanë treguesit se si PBB do të jetë, sugjeron se 1.8 trilion paund të ekonomisë britanike do ta dobësojnë më shpejt se në çdo kohë si pasojë e krizës financiare.
Kjo trego se sektori i shërbimeve, një nga ndikuesit në rritjen e Britanisë, është goditur më së shumti nga Brexit, me porosi të pakësuara dhe besim të shkatërruar.
Një nga shqetësimet që kanë bizneset në Britani lidhet me aksesin që do të kenë në tregun e përbashkët të BE-së pas largimit. Britania insiston në limitimin e lëvizjes së lirë të krahu të punës, ndërsa Europa e ka vendosur si kusht të tregut të përbashkët.
Indeksi i menaxherëve të blerjes në sektorin e shërbimeve ra në 47.4 në korrik nga 52.3 që ishte në qershor, rënia më e madhe që nga 1996 dhe leximi më I keq nga marsi i 2009, pika më e ulët e recesionit ekonomik botëror. Ekonomistët e pyetur nga Reuters kanë pritur një rënie më të vogël.
Rënia e madhe në aktivitetin e bizneseve mes grupit të vrojtuar të ekonomisë së Britanisë mund të alarmojë Bankën e Anglisë, që po vendos sesa agresivisht të veprojë në takimin mbi politikat në gusht, për të minimizuar pasojat e referendumit.
Sterlina ka zgjeruar humbjet nga tregtia, duke shënuar pikën më të ulët kundrejt dollarit, duke u këmbyer me 1.309$, ndërsa bonot qeveritare rriten.