Financat kanë arritur të shesin përmes ankandit të zhvilluar sot në Bankën e Shqipërisë 38.2 milionë euro obligacione em afat maturimi 2 vje[ar, duke mos arritur të plotësojnë për pak shumën e planifikuar prej 40 milionë eurosh.
Numri i kërkesave konkurruese ka qenë 14, të cilat u pranuan të gjitha.
Institucionet financiare dhe bankat, pjesëmarrëse në ankand, kanë arritur që të marrin interesa më të larta sesa kishte planifikuar qeveria. Sipas rezultateve të ankandit, kuponi në ankand ishte 3.5%, nga 3.33% që ishte ai indikativ.
Ky ishte ankandi i dytë në euro për obligacionet dy vjeçare. Në ankandin e parë, të zhvilluar në dhjetor 2013, financat kërkuan të shisnin njëjtën shumë, por arritën të mblidhnin vetëm rreth 25 milionë euro, me një kupon prej 4.65%, më të lartë se ai indikativ prej 4.4%, si rrjedhojë e kërkesës më të dobët se oferta.
|
||||||||||
Kërkuar | Pranuar | |||||||||
Nr. i kërkesave konkuruese | 14 | 14 | ||||||||
Totali (lek) | 38,241,000 | 38,241,000 | ||||||||
Kuponi | 3.50000000 % | |||||||||
Yield-i maksimal | 3.50000000 % | 3.50000000 % | ||||||||
Yield-i minimal | 2.90000000 % | 3.50000000 % | ||||||||
Konkuruese | Jo Konkuruese | |||||||||
Prorata | 100.00 % | 100.00 % |
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.