Azia dominon kreun e indeksit më të fundit, ndërsa Britania zhvendoset në fund
Singapori mban titullin si qyteti më i shtrenjtë në botë për të katërtin vit radhazi, sipas anketës më të fundit të kostove të jetësës të kryer nga Njesia e Inteligjencës së The Economist. Anketa, e cila krahason çmimet e 160 mallrave dhe shërbimeve në 133 qytete në të gjithë botën dhe kryesisht përdoret nga menaxherët e burimeve njerësore për të përllogaritur dietat kur transferojnë punonjësit jashtë, u gjet se Singapori ishte 20% më I hstrenjtë se Nju Jorku dhe 5% më I shtrenjtë se HongKong, që është i pozicionuar në vendin e dytë.
Një forcim i qendrueshëm i monedhës japoneze ka çuar në rritjen e kostove në qytetin e Osakas dhe Tokios. Azia tashmë ka pesë prej gjashtë qyteteve më të shtrenjtë të botës. Kjo në kontrast me rënien graduale nga klasifikimi i qyteteve europiane, të cilat dikur tetë prej tyre zinin kreun e klasifikimit prej 10 qyteteve më të shtrenjta të botës. Në Britani zhvlerësimi I sterlinës pas referendumit të Brexit ka bërë që Londra dhe Mançesteri të bien nga renditja; Londra tasgmë është në pozicionin më të ulët të 20 viteve.
Edhe qytetet amerikane kanë rënë nga klasifikimi gjithashtu, megjithëse vazhdojnë të mbeten të shtrenjtë krahasuar me pesë vite më parë, kur Nju Jorku renditej në vendin e 46-të. San Françisko dhe Lexington ishin qytetet e vetme amerikane nga 16 të anketuara që u pozicionuan më lart në renditje.