Anketa e qeverisë: 23 % e bizneseve pohuan se inspektorët kërkojnë ryshfet

02/09/2018 11:25 PM 3 komente

Inspektorët e agjencive dhe inspektorateve të ndryshme gjithmonë kanë qenë në shënjestrën e akuzave për korrupsion, por një anketim i qeverisë nëpërmjet Ministrisë së Sipërmarrjes nxori në pah se 23 për qind e bizneseve kanë pohuar se iu është kërkuar ryshfet gjate procesit te kontrollit.

Ryshfeti u është kërkuar për të mbuluar mungesën e dokumentacionit përkatës dhe mosplotësimit të kritereve ligjore.

Bizneset pohuan se 66.8% të rasteve inspektorët janë të pajisur me autorizimin përkatës, por në 33 për qind të rasteve ato nuk e kanë një autorizim kontrolli.

Bizneset kanë pohuar se në 56.5% të rasteve inspektorët janë të prirur të vendosin gjoba apo të kryejnë pezullime. Gjithashtu bizneset kanë pohuar se gjobat në shumë raste janë shumë të larta në raport me shkeljet e gjetura. Sondazhi i ministrisë u publikua në dhjetor 2017 duke shërbyer edhe si orientim për masat vijuese në funksion të përmirësimit.

Qeveria tashmë ka nisur një proces reformimi të agjencive qeveritare dhe të gjitha inspektorateve dhe në këtë kuadër Ministria e Sipërmarrjes zhvilloi një një Pyetësor për Biznesin, me qëllim mbledhjen e opinioneve tuaja rreth shërbimit të inspektorateve, ky anketës ju përgjigjen 587 biznese në të gjithë sektorët e ekonomisë.

Qeveria synon që duke ofruar disa shërbime online të shmangë keqtrajtimin e qytetarëve dhe bizneseve nga kontrollet fizike të inspektoreve.

Që nga ky vit 90 për qind e autorizimeve doganore të jepen online. Ky shërbim mund të bëhet nga shtëpia, madje edhe nga telefoni.

Qeveria ka nisur një proces për të fshirë 10 licenca, teksa synon të eliminojë 142 dokumente të cilat nuk do të kërkohen më për asnjë shërbim të ofruar nga Ministria e infrastrukturës dhe Energjisë dhe institucionet e saj të varësisë.

Gjithashtu rreth 201 dokumente do merren drejtpërdrejt nga platforma elektronike të vete institucioneve publike, përmes ndërveprimit me platformën elektronike e-Albania, ose ndërveprimit dhe komunikimit me institucionet publike përkatëse.

Numri i shërbimeve që Ministria e infrastrukturës dhe Energjisë aktualisht ofron, reduktohet nga 59 në 13 duke transferuar 46 prej tyre në institucione varësie apo palë të treta.

Ndërkohë që e njëjta metodike është ndjekur edhe për rastin e institucioneve të vartësisë ku reduktohet numri i shërbimeve nga 201 në 111 duke transferuar 90 prej tyre në palë të treta të akredituara për këto shërbime, ose organizata jo qeveritare apo dhoma të tregtisë e industrisë.

3
Komente

avatar
1 Comment threads
2 Thread replies
0 Followers
 
Most reacted comment
Hottest comment thread
3 Comment authors
AnonymousOrnelaAnonymous Recent comment authors
  Subscribe  
newest oldest most voted
Notify of
Anonymous
Guest
Anonymous

Ku mund ta gjej analizen e kryer?
Me ate numer biznesesh nuk ke nje zgjedhje perfaqesuese per gjithe popullaten e tatimpaguesve.
ne cfare sektoresh ekonomik dhe cfare lloj bizenesh eshte bere analiza

Ornela
Editor

e gjeni ne faqen e Ministrise se Sipermarrjes

Anonymous
Guest
Anonymous

Meqe e gjeta dokumentin. Prisja te kishte metodologji jo grafike, Nejse, nga mbi 100 mije biznese aktive jane pyetur 597 (nuk ke ygjedhje perfaqesuese. Meqe analiza eshte bere nga institucione shteterore mund te bashkepunohej me Drejtorine e Pergjithshme te tatimeve per te kuptuar me mire strukturen e sektoreve dhe shtirjen sipas llojit te biznesit nepser rajone dhe DRT.Mund te ygjidhen ne menyre te rastesishme bizneset nga tatimet dhe tu dergohet nje email me pyetesorin nepermjet sistemit elektronik te deklarimit, natyrisht ku te sigurohet e drejta e privatesise. Kur behet verifikim ne terren qe eshte mjeti kryesor i kontrollit ske pse… Read more »