Antalia, kryeqyteti i qejfit në rivierën turke

02/08/2017 5:19 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Në Antalia do të gjeni plazhe spektakolare, hotele në stilin e Las Vegas dhe një jetë nate elektrizuese… Ja sekretet e bregdetit turk për të bërë për vete turistët…

 

Antalia është qyteti i parë turk për ardhjen e turistëve të huaj, me më shumë se 10 milionë vizitorë që popullojnë çdo vit hotelet, bëjnë shopping poshtë palmave në Atturk Caddesi (një nga rrugët kryesore në Ankara), pinë, hanë dhe bëjnë qejf në breg të detit. Me një milion banorë, që dyfishohen në muajt e verës, Antalia është një qytet që rritet dhe zhvillohet.

Kjo për meritë mbi të gjitha të turizmit, që prej rreth 20 vjetësh, falë detit të pastër, mirëpret turistë nga e gjithë bota me çmime të leverdishme, duke e bërë një ndër destinacionet më të dashura të Turqisë.

Zemër e të ashtuquajturit bregdeti turk, Antalia ka larmishmëri baresh, lokalesh dhe restorantesh të cilat qëndrojnë 24 orë të hapura, plazhe kilometrike, hotele gjigante, fusha golfi, parqe ujore, me mundësi të pafundme për t’u kënaqur…

Konyaalti

Plazhet përbëjnë atraksionet më të mëdha – por dy janë plazhet më të rëndësishme. Më i afërti dhe popullori është sigurisht Konyaalti, rreth 7 kilometra i gjatë në perëndim të qytetit. Ky është një plazh publik në të cilin mund të shkohet me autobus ose dolmuş – mjete midis minibusëve dhe taksive kolektive – ekonomikë dhe të besueshëm. Me rrjetin e madh të hoteleve, parqeve ujore, baret e shumta në plazh, Konyaalti ka ditur të bëhet gjatë viteve një ndër plazhet më të frekuentuara dhe të dashura në Antalia.

Titanic

Concorde

Miracle resort

Në anën tjetër të qytetit është plazhi Lara Caddesi. Bëhet fjalë për një zonë më të veçantë, me shezllonge dhe hotele me forma dhe emra origjinalë si për shembull Concorde Deluxe, në formë avioni, Titanic Beach Resort, që ka formën e një anije kroçerë me një pishinë në të, apo Miracle Resort me një sërë tempujsh Maja, të rrethuar nga pishina, bare, restorante dhe lokale të brendshëm.

Alanya

Pak kilometra më tej është edhe Plazhi i Alanya-s, i famshëm për plazhin e tij të gjatë dhe për jetën elektrizuese të natës. Duke vijuar më tej është Topcam, që ka përballë ishullin Sican.

Caretta Caretta

Për ta mbyllur duam t’ju këshillojmë një vizitë në atë që konsiderohet një ndër plazhet më të bukura të botës: Patara Kumsali, i gjatë 18 kilometra dhe i famshëm pasi është shtëpia e breshkës Caretta Caretta (e cila rrezikon të zhduket) si dhe për rrënojat historike romake.

Një ndër atraksionet e rivierës së zonës së Antalias janë pushimet në varka me vela, anijet e gjata me vela që shëtisin grupe turistësh përgjatë bregut, me qëllimin për t’u çlodhur, për të notuar në gjiret më të bukura dhe për të shijuar kuzhinën vendase.

Antalia dhe bregdeti i Turqisë ofrojnë një gamë të gjerë sportesh që mund t’i praktikoni – nga zhytjet tek sërfi, nga golfi te trekking, pa harruar rafting në lumin Kopru.

Troy Acqua

Edhe pse deti është pak metra më tej, ju mund të shkoni në parkun ujor të Troy Acqua, me rrëshqitëse të të gjitha formave, një pishinë me dallgë artificiale për të bërë sërf dhe një kalë gjigant prej druri.

Antalia mund të konsiderohet edhe si perla e turizmit termal dhe çfarë ka më mirë se të shijosh një moment relaksi dhe mirëqenie në një ndër banjat e famshme turke në qytet?

Club Arma

Netët në Antalia janë elektrizuese. Club Arma, për shembull, është një restorant me zona të shumta baresh dhe një diskotekë luksoze ku mund të sodisni perëndimin e diellit dhe të shijoni rakinë – pija alkoolike tipike turke – ndërsa diskoteka e hapur Club Ally përbëhet nga nëntë bare ku luhet muzika e momentit.

Tatlici tombac

Për të shijuar kuzhinën turke, ju mund të shkoni në dyqanet me ëmbëlsira (tatlıcı) ku mund të blini bakllava dhe muhalebi ose në restorantet elegante (lokanta) ku mund të shijoni një darkë të bollshme.

 

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz