Në bashkëpunim me Oden Ekonomike Italo-Kosovare, Agjencia për Promovimin e Investimeve në Kosovë (APIK) ka pritur një delegacion nga Italia i cili përbëhej nga 12 biznese italiane. Gjatë këtij takimi, është nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi që ka për qëllim thellimin e bashkëpunimit mes të institucioneve për të promovuar Kosovën si vend i përshtatshëm për investime në Itali, si dhe për të promovuar kompanitë kosovare.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.